Mali i Zi, Ekspertet e shohin te rrezikuar gjuhen shqipe

January 2, 2008   | Anketë / Anketa

th haxhi Mali i Zi, Ekspertet e shohin te rrezikuar gjuhen shqipeKryetari i Shoqates joqeveritare “Dialog”, Haxhi Shabani ka vene ne alarm autoritetet e Podgorices por edhe strukturat nderkombetare per rrezikimin e gjuhes shqipe ne Mal te Zi.Haxhi Shabani, njeri nder ekspertet me te njohur te gjuhes shqipe ne Mal te Zi, duke prezantuar librin e tij te posabotuar ”Rrezikimi i gjuhes shqipe”, ka paralajmeruar autoritetet e Podgorices por edhe strukturat nderkombetare per rrezikimin e gjuhes shqipe ne Mal te Zi.Shabani beri te ditur per KosovaLive se motivi kryesor qe e ka shtyre ate te merret me fatin e gjuhes shqipe ne Ulqin si kryeqender e shqiptareve ne kete shtet, por edhe ne nivel te Malit te Zi, eshte popullate dygjuhesore qe do te thote se perveç gjuhes shqipe flasin e shkruajne edhe ne gjuhen malazeze.“Motivi tjeter eshte fakti se gjuha shqipe, sidomos deri ne kohen e miratimit te Kushtetutes se re te Malit te Zi, perjashto ndonje ligj si ai i arsimit, ku ajo permendet fragmentarisht, nuk ka qene e perfshire brenda kornizave ligjore. Dhe si e tille eshte e vetekuptueshme se pozita e gjuhes, sikurse ndodh edhe ne fusha te tjera kur mbetet jashte institucioneve, perfundon ne meshiren e fatit”, mendon ky studiues nga Ulqini.
Haxhi Shabani shtoi se parashikimet jane shume te erreta, bazuar ne treguesit e ndryshimeve vetem per nje dhjetevjeçar, nese nuk merren masa te gjithanshme e te menjehershme



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja