Qasje

January 2, 2008   | Anketë / Anketa

A ka shpresë për ne?
“Çka është ajo me të cilën e kemi borxhuar ne botën?” Cili është imazhi ynë pozitiv në botë? Special, i yni, i shqiptarëve në Mal të Zi.
Gjithmonë, dikush tjetër, na e ka fajin. Nëse do tzi kthehemi shembullit të përmendur të Italisë”, konstatojmë me ofshamë që do të duhej të na çlironte nga përgjegjësia: “Lehtë e kanë ata, konstatojmë ne, Roma gjithmonë e ka shkelur dikë”. E, po nuk është kështu! Momenti i fundit hyjnor i Romës ka qenë viti 313 dhe Konstantini. Intelektualët e mirëfilltë e dijnë pse, e ata “intelektualët” e tjerë “le tzi shfletojnë enciklopeditë”, qofshin ato edhe të
internetit.

Xhoana M. Perkaj

“The Day When Music Died”, dita kur ka vdekur muzika, është një varg i veprës “American Pie”, të një bendi amerikan të viteve të 80-ta, në rimejkun e Madonnës. Ashtu siç titulli, në shikim të parë, prozaik, “American Pia”, nuk është i tillë, por, plot simbolikë, ashtu edhe vargu i cituar, është plot simbolikë. Por, pse e mora pikërisht këtë varg?
Në këtë faqe lexojmë, zakonisht, për këto raste, “tema të rënda”: politikë, ekonomi, statusi i Kosovës, etj., etj. Rrallë herë na bie ndër mend të flasim për atë që është qenësore për një etnos, e ky është imazhi i tij në botë. Si krijohet ky imazh? Me siguri jo përmes politikës, as ekonomisë. Pra, për çka jemi duke folur këtu?
Këto ditë kam hasur në një fakt që thotë se 80% e monumenteve kulturore në botë gjenden në një shtet, në Itali. Siç e dimë, Italia është një shtet jo i madh. Më tutje, një shembull edhe më eklatant në kuptimin pozitiv: Hungaria, një shtet dhe popull vërtet i vogël, në suaza botërore, mikroshtet, ka dhënë, është për të mos e besuar, 12 fitues të Çmimit Nobel. Faktet e tilla të shtyjnë tzia shtrosh vetes pyetjen: “Çka është ajo me të cilën e kemi borxhuar ne botën?” Cili është imazhi ynë pozitiv në botë? Special, i yni, i shqiptarëve në Mal të Zi.
Gjithmonë, dikush tjetër, na e ka fajin. Nëse do tzi kthehemi shembullit të përmendur të Italisë”, konstatojmë me ofshamë që do të duhej të na çlironte nga përgjegjësia: “Lehtë e kanë ata, konstatojmë ne, Roma gjithmonë e ka shkelur dikë”. E, po nuk është kështu! Momenti i fundit hyjnor i Romës ka qenë viti 313 dhe Konstantini. Intelektualët e mirëfilltë e dijnë pse, e ata “intelektualët” e tjerë “le tzi shfletojnë enciklopeditë”, qofshin ato edhe të internetit. E rrafshuar përtokë nga gjermanët në shek. V., Italia përsëri ka pasur çfarë të ruajë për thesarin e njerëzimit. Në anën tjetër, hungarezët kur arritën nga stepat aziatike në Panoni, nuk ishin veçse një popull i egër dhe nomad, i cili edhe natën e kalonte në shpinë të kalit. Dihet edhe numri i përafërt i tyre në këtë kohë. Supozohet se nuk mund të numëronin më se 25 mijë njerëz.
Çfarë lidhjeje ka kënga e Madonnës italiane me hungarezët e Çmimit Nobel? Të enjtën e shkuar ishte një moment shkëlqimtar i pianistit tonë të ri, Kristian Bojaj, i cili, me propozimin tim mori pjesë në Tuz, në “Ditët e kulturës së popujve pakicë”. Në mesin e emrave të rëndësishëm të muzikës klasike, Kristiani zgjodhi të ekzekutojë “Etidën”e Czernyt. Për intelektualët, ata në thonjëza, etida është një nga llojet me të vështira për ekzekutim dhe është provë e mjeshtrisë së vërtetë të ekzekutuesit. Po, çka të thuhet për prindërit e tij, njerëz modestë, të cilët bëjnë sakrifica vetëm që Kristiani të mund ta vijojë shkollën e mesme të muzikës.
Ajo mbrëmje ishte, ta parafrazoj Madonnën, “The night when the music won”. Pra, natë kur ngadhnjeu muzika. E shikojnë Kristianin në video wall dhe me kalonin nëpër mend autorët e mëdhenj të këtij instrumenti magjik, të tingullit të ftohtë dhe, njëkohësisht, dramatik. Autorët e mi të adhuruar, nga Bahu e deri te pianistët e mëdhenj të rock muzikës, Oldfield, Jarre dhe më madhështori – Vangelis.
Atë natë, duke e shikuar Kristianin, në publik ishte edhe ambasadori austriak, mora shpresë të mendoj se Malësia me potencialet e saj të shkëlqyeshme intelektuale, një ditë do të bëhet diamant në kurorën e qenies kulturore të etnosit mbarëshqiptar.

http://www.kohajavore.cg.yu/