Ulqini me mega-spektakël pret ndërrimin e moteve

January 2, 2008   | Lajmet / Vijesti

Pritja e Vitit të Ri në Ulqin

Pritja e Vitit të Ri në sheshet e qyteteve tashmë është bërë tradicionale për metropolet evropiane, por këtë vit, nën patronatin e Komunës së Ulqinit, një pritje e tillë do të organizohet edhe në Ulqin. Me një mega-koncert edhe ulqinakët kanë vendosur që të përshëndeten me të vjetrin dhe të presin Vitin e Ri në ambient të hapur.Kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka deklaruar se, “po ndërtojmë Ulqinin evropian ashtu siç edhe kemi premtuar në fushatën elektorale”.“Prandaj jo vetëm investimet në infrastrukturë dhe ndërtimi i objekteve janë pjesë e ‘Ulqinit evropian’, por edhe investimet në kulturë, duke përmendur se tashmë është bërë tradicionale që çdo vit të organizohet Skena verore, Panairi i librit, festivali i këngës për fëmije e pse jo edhe ndërrimi i motmotit”, ka thënë Hajdinaga për Telegrafin..o“Për pritjen e Vitit të Ri përfshire stolisjen e qytetit, si dhe spektaklin, janë ndarë rreth 65.000 euro, mjete këto që nuk do rëndojnë shumë buxhetin e Komunës, falë donacioneve”, ka shpjeguar Hajdinaga.Gili, Edona Llalloshi, Zanfina Ismaili, Bertan Asllani, Shpat Kasapi dhe Ksenija Pajçin janë yjet e muzikës që do kujdesen për atmosferën e pritjes së Vitit të Ri në Plazhin e vogël.Hajdinaga i ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim në ngjyrat politike – “që të bashkuar dhe të buzëqeshur të presin Vitin e Ri 2008”.Në fund Hajdinaga për Telegrafin ka thënë se, ftesa për t’u bashkuar në pritjen e Vitit të Ri – nuk u adresohet vetëm qytetarëve të Ulqinit – por të gjithëve duke përmendur se Ulqini është qyteti i traditës dhe i mikpritjes.

Gëzim Ibroçi

http://www.telegrafi.com/