Ulqini se shpejti me shkollen e motrave medicinale per lindjen e femijeve

January 5, 2008   | Lajmet / Vijesti

 

 

th karamanaga Ulqini se shpejti me shkollen e motrave medicinale per lindjen e femijeve

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit, prim.dr. Gani Karamanga, deklaroi para gazetarëve se ndihet krenar që ndodhet në krye të një institucioni ku kolegët e tij mjekë dhe motrat medicinale me profesionalizëm e mbi të gjitha me përkushtim kanë kontribuar në punën e suksesshme të këtij materniteti, i cili për shumë dekada i ka munguar Ulqinit. Per here te pare do te çelet shkolla Profesionale per motrat medicinale për lindje te femijeve. Nisma “Zhvillimi i qendrueshem ekonomik nepermjet formimit profesional”, vjen si nje perpjekje per zhvillimin e arsimit profesional dhe sa me afer kerkesave te tregut te punes. Kjo shkollë, qe nis punen vitin e ardhshem, pritet te ofroje shkollim shkencor medikal te kombinuar me pervojen profesionale-praktike dhe sociale neper shtepijat e shendetit. Kjo do te thote qe nxansit e kesaj akademie do te marrin diplome per motrat medicinale te kombinuara me trajnimin praktik (ne raportin 50% me 50%).
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Prim. Dr. Gani Karamanaga, thotë se gjithe kjo do te ket mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Prim. Dr. Gani Karamanaga tha se hapja e nje shkolle profesionale eshte rast i veçante, por edhe suport per t’u orientuar drejt tregut te punes, drejt partneritetit me biznesin.
Zbatimi i modelit te nje shkolle te tille Dual (shkollim dhe praktike) ne vendin tone eshte nje risi dhe nje hap i rendesishem ne permiresimin e arsimit dhe formimit profesional, perfshire formimin profesional, te cilet jane kushte thelbesore per suksesin e reformave ekonomike si dhe zhvillimin ekonomiko-social te Ulqinit. Shkollen medicinale per lindjen e femijeve do ta udheheq gjinekologeja Zulfije Duraku,ku nder mes tjerash shkolla do te ket edhe sallen e fitnisit per eshtrimin e grave.

 

 



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja