Marina e Ulqinit

January 6, 2008   | Reportazh / ReportaĆŸa

Tregim i një qyteti pa port

Port Milena si lokacion për vendparkimin e anijeve, me kushte të sotme reale urbanistike dhe duke u bazuar në fuqinë financiare të Komunës, me gjasë ofron mundësi vetëm për parkim horizontal buzë brigjeve të kanalit, kuptohet të rregulluara. Pra situata momentale, duke mos i marrë parasysh intervenimet e mëdha në objektet përreth, nuk ofron shanse të mëdha për marinë me atë konfiguracion të paraparë, por më tepër për një vendparkim të anijeve të madhësisë së vogël. Ky do të ishte një operacion të cilin Komuna realisht mund ta përballojë.
Hyrje
Shikuar historikisht, urbaniteti i Ulqinit duhet të paraqesë produkt të imponimeve të kulturave të ndryshme, faktorëve natyrorë, si dhe mënyrës së jetës së njerëzve që e ndërtuan atë. Ai sot do të duhej të ishte ekspresion i kulturës së pasur që lidh vendet nga Spanja e deri në Turqi, që gati 2500 vite.
Ai sot është diçka fare tjetër. Eshtë një laramani e paparë e stileve, dëshirave dhe detajeve të përsëritura deri në pafundësi. Paraqet skenografi sezonale pa një identitet të qartë. Pra, qyteti më tepër se kurrë më parë ka nevojë për përmbajtje, për ushqim të traditës, kulturës dhe identitetit, qoftë atij arkitektonik, kombëtar dhe njerëzor.
NjĂ« prej elementeve apo strukturave qĂ« duhet tĂ« jetĂ« pjesĂ« e natyrshme e ambinetit ulqinak dhe qĂ« do t`i sigurojĂ« kthim nĂ« atĂ« çka Ă«shtĂ« pjesĂ« e pandashme e identitetit tĂ« tij – detin, Ă«shtĂ« porti apo marina tĂ« cilĂ«n Ulqini po e Ă«ndĂ«rron me vite.
Çka Ă«shtĂ« pĂ«r ne porti dhe cilat janĂ« gjasat reale pĂ«r ndĂ«rtimin e marinĂ«s nĂ« Ulqin?

Porti 5000 vjeçar

Deti, gjatë tërë historisë së njerëzimit, është shfrytëzuar si dhunti e Zotit, më e përshtatshme për komunikim ndërmjet vendeve dhe njerëzve.
Ndërsa, porti si një pikëqëndrim, apo strehim për anije, çdo herë ka qenë vendtakim i kulturave dhe traditave të ndryshme. Aty për herë të parë u takua Lindja me Perëndimin dhe i bardhi me të ziun.
Historia thotë që njerëzit në fillim vendoseshin në ato brigje ku mjetet e lundrimit nuk goditeshin nga dallgët dhe në vendet ku qasja për në breg nuk kërkonte ndërtime të posaçme. Prej këtu kuptohet se Port (liman, skele) është ajo pjesë e detit që ka mbrojtje natyrore apo artificiale nga valët dhe që përcillet me kompleks veprash inxhinierike që siguron qëndrim të posaçëm dhe të qetë të anijeve.
Dihet që porti i parë është ndërtuar para më tepër se 5000 viteve, në bregun jugor të Kretës,në detin Mesdhe, në qytetin Mesara.
Ndërsa për ne, historia e porteve fillon me ilirët.
Japodët, një nga fiset ilire më të përmendura për veprimtarinë e tyre detare, krijuan në mijëvjeçarin e fundit të kohës së vjetër, disa skela në bregdetin lindor të Adriatikut, si dhe baza të ngjajshme në bregdetin perëndimor.
Liburnët, fis tjetër ilir, kishin po ashtu nam të madh për lundrim detar. Që në shek. VII p.e.r kishin vënë nën kontrollin e tyre gjithë Adriatikun, duke lënë pas vetes shumë vepra inxhinierike, që kishin rolin e portit.
Konstruksioni i këtyre porteve ka qenë me gurë dhe blloqe gurësh të lidhura me llaç, duke përdor kështu pjesë të llavës vullkanike, që dihet se ka veti të ngurtësohet nën ujë. Shpesh janë përdorur edhe pilota (hunj) druri mbi të cilat ndërtohej dyshemeja dërrase.

Një fuqi detare, pa port

ËshtĂ« paradoks i historisĂ«, qĂ« Ulqini si njĂ« fuqi detare e llojit tĂ« vet, dikur me flotĂ« prej 300 anijeve, kurrĂ« s`e pati strehimin e mirĂ«filltĂ« pĂ«r anijet e veta. Qendrat e atĂ«hershme tĂ« strehimit ishin tĂ« pĂ«rkohshme dhe ato, kryesisht, gjendeshin nĂ« Tivar, Gji tĂ« Kruçit, Valdanos, ShĂ«ngjin dhe mĂ« vonĂ« Port MilenĂ«.
Investimi i vetëm me rëndësi në historinë shekullore të detarisë së Ulqinit sa i përket porteve, ishte ndërtimi i Molit të madh. Gjersa, si variant primitiv i mini-marinës së parë mund të konsiderohet rrethimi me gurë në fund të Plazhit të vogël (Mandreq), që në realitet nuk kishte kapacitet për më tepër se 3-4 anije.
Duke pasur parasysh atraktivitetin e gjeografik dhe karakteristikat hidrologjike, në plane të ndryshme urbanistike zakonisht përmenden 4 lokacione për marinë të mundshme (me 1000 lidhje), dhe atë : Port Milenën, Limanin, Valdanosin dhe Adën. Zgjedhja e këtyre lokacioneve kryesisht u bë në bazë të preferencave gjeomorfologjike dhe në realitet deri tani nuk ka patur studime të hollësishme lidhur me mundësinë reale të ndërtimit të marinës në këto lokacione.
Mungesa e vendstrehimit për anije sidomos këto vitet e fundit, rezultoi me efekte negative shumëdimensionale dhe zinxhirore për Komunën e Ulqinit. Efekti i parë dhe ai që më tepër bie në sy, është që në mënyrë të pakthyeshme u dobësua tradita detare ulqinake. Sot një i ri nga Ulqini, nuk e di kuptimin e fjalëve si: bashi, kiçi, pajollat, cima, pajanta etj. dhe jo me fajin vet, por thjesht nga mungesa e sensit të krerëve komunalë dhe vetëdijes së tyre për nevojën e një objekti të tillë siç është marina e qytetit. Marina nuk është vetëm vendstrehim për anije, por së pari është vendstrehim për kulturën tonë.
Efekti tjetĂ«r negativ Ă«shtĂ« ai direkt dhe komercial – humbja e garĂ«s me vende tĂ« tjera bregdetare dhe ngushtimi i ofertĂ«s turistike.

Lokacioni i mundshëm

Cili është në të vërtet vendi më i përshtatshëm për marinën e Ulqinit dhe vendi i cili është më i pranueshmi nga aspekti ekonomik (i shpenzimeve për ndërtimin e një vepre të tillë ndërtimore)?
Për një përgjigje të tillë, nevojitet një studim i mirëfilltë multidisiplinar. Ka mendime të ndryshme profesionale të cilat kryesisht balancojnë ndërmjet zgjedhjeve arkitektonike dhe atyre funksionale inxhinierike.
Në vazhdim do të jap një prezantim të shkurtër të njërit prej studimeve të rralla (jo të kompletuara) që janë bërë për lokacionet e mundshme të vendosjes së marinës së Ulqinit.
Inxhinieri dr. Sava Petroviq, ka bërë studimin e fisibilitetit (fisibility study), gjegjësisht studimin mbi mundësitë reale të ndërtimit të marinës në 4 lokacionet e lartpërmendura.
Studimi përfundon me konstatimin se marina më e përshtatshme është në gjirin e Port Milenës, për shkak të kushteve specifike të rrymimit dhe situatës ekologjike.
Dhe atĂ« nĂ« pjesĂ«n e ngushtĂ« tĂ« rrypit qĂ« shtrihet nĂ« det – Gjeranave
Kjo marinë e mundshme do të ofronte vend për 380 anije.Deri në mol arrihet duke mos iu afruar vendit ku përplasen valet, çka lehtëson navigimin. Marina është e kthyer kah perëndimi për shkak të pengimit të grumbullimit të rërës, pasi rrymat detare shkojnë nga lindja në perëndim. Cka është zgjidhje shumë e mirë e cila zvogëlon shpenzimet e mirëmbajtjes së marinës(intevernimi për gropimin e fundit të marinës).Mangësia e vetme e kësaj marine do të ishin valëthyesit e lartësisë deri në 6m , për shkak të përballimit të furtunave të stinës së dimrit. Kjo lartësi nuk është edhe aq e përshtatshme nga aspekti arkitektonik, pasi mund ta rrezikojë pamjen e tërë kompleksit dhe ambientit.
Alternativa të cilën e ofron inxhinieri Petroviq është një vend në hyrje të Port Milenës, i cili shumë më mirë mun të integrohet nga aspekti urbanistik, mirëpo i ka disa mangësi të cilat duhet të analizohen:
– sipĂ«rfaqet e duhura pjesĂ«risht janĂ« tĂ« zĂ«na me objekte banimi,
– ka nevojĂ« pĂ«r masa afatgjate tĂ« largimit tĂ« rĂ«rĂ«s nga hyrja

Porti brenda Port-it (Milenës)

Historia e marinës së Port Milenës është relativisht e gjatë. Pra, shumë më vjetër se emri që e mban.
Interesimin pĂ«r tĂ« e aktualizoi revidimi i Planit Gjeneral ditĂ« mĂ« parĂ«, i cili na dha njĂ« zgjidhje tĂ« mundshme. NjĂ« marinĂ« me konfiguracion harkor, me diametĂ«r prej pĂ«rafĂ«rsisht 200m… ËshtĂ« vazhdim i konceptit tĂ« Planit Gjeneral tĂ« vitit 1984, me ca ndryshime gjeometrike. MirĂ«po nga viti 1984 situata ka ndryshuar dukshĂ«m. Ndryshimi mĂ« i madh dhe shumĂ« evident Ă«shtĂ« gjendja e krijuar pĂ«rreth dhe nĂ« vend tĂ« marinĂ«s sĂ« paraparĂ«. Pra, numri i objekteve tĂ« cilat nĂ« rastin e ndĂ«rtimit tĂ« marinĂ«s mund tĂ« largohen, nuk duhet neglizhuar. PĂ«rvoja e deritashme na ka treguar se asnjĂ« udhĂ«heqĂ«si komunale nuk ka mundur tĂ« ballafaqohet me situata kur duhet tĂ« largohen objekte dhe shtĂ«pi. Kjo Ă«shtĂ« deri diku e qartĂ« pasi ekzistenca e tyre çdo herĂ« ka qenĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r me fajin e KomunĂ«s sesa tĂ« qytetarĂ«ve. PĂ«r ne, brenga kryesore Ă«shtĂ« se cilat janĂ« gjasat reale pĂ«r ndĂ«rtmin e saj?
NĂ« rastin tonĂ« kjo Ă«shtĂ« “shpatĂ« me 2 tehe”. Rreziku i parĂ« Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« rast tĂ« mosndĂ«rtimit tĂ« marinĂ«s mund tĂ« bĂ«het paralizimi pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« pacaktuar tĂ« truallit tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«rreth marinĂ«s dhe i dyti qĂ« gjasat pĂ«r realizimin e njĂ« projekti tĂ« tillĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« zhvillimore tĂ« KomunĂ«s sĂ« Ulqinit janĂ« shumĂ« tĂ« vogla.
Pra, shumë tregues thonë që për këtë marinë do të presim bukur mirë.
Port Milena si lokacion për vendparkimin e anijeve, me kushte të sotme reale urbanistike dhe duke u bazuar në fuqinë financiare të Komunës, me gjasë ofron mundësi vetëm për parkim horizontal buzë brigjeve të kanalit, kuptohet të rregulluara. Pra situata momentale, duke mos i marrë parasysh intervenimet e mëdha në objektet përreth, nuk ofron shanse të mëdha për marinë me atë konfiguracion të paraparë, por më tepër për një vendparkim të anijeve të madhësisë së vogël. Ky do të ishte një operacion të cilin Komuna realisht mund ta përballojë.
Duhet patjetĂ«r tĂ« konsiderohen edhe çështjet si: numri dhe madhĂ«sia e anijeve qĂ« janĂ« marrĂ« parasysh pĂ«r dimensionim, kostoja e pĂ«rafĂ«rt e tĂ«rĂ« projektit ( a Ă«shtĂ« i realizueshĂ«m), numri i saktĂ« i objekteve qĂ« duhet tĂ« largohen dhe mĂ«nyra e trajtimit tĂ« tyre si dhĂ« njĂ« mori e çështjeve tjera….

PĂ«rfundim

Ndërtimi i marinës është një ndërrmarrje kapitale dhe lyp qasje shumë më serioze, lyp program dhe strategji të qartë. Të bëhet reale duhet të ekzistojnë afatet, parallogaritë e sakta, humbjet dhe dobitë.
Strukturat e tilla detare duhet tĂ« respektojnĂ« proceset natyrore me tĂ« cilat ato bashkĂ«jetojnĂ«, tĂ« jenĂ« nĂ« harmoni me ambientin dhe kĂ«rkesat e popullatĂ«s dhe, çka Ă«shtĂ« mĂ« me rĂ«ndĂ«si, tĂ« kryejnĂ« funksionin e vet – parkimin dhe strehimin e anijeve..

Mentor Llunji