Në “Maestral” 250 klientë nga Shqipëria për vitin e ri

January 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Rreth 250 klientë nga Shqipëria fqinje do t`i festojnë Kërshëndellat katolike në Hotelin “Maestral” në Përzhno. Menaxheri i hotelierisë në këtë hotel, Istok Legat, tha se turistët shqiptarë tashmë tri vite me radhë janë mysafirë tradicionalë me rastin e festave të Kërshëndellave. Vitin që shkoi me rastin e festave të Kërshendellave në “Maestral” qëndruan 120 klientë, kurse një vit më parë 80. Turistët nga Shqipëria gjatë viteve të fundit konsiderohen si klientët më të shumtë në Rivierën e Budvës dhe sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Budvës, zënë vendin e katërt ndër shtetasit e 15 vendeve, kurse për nga numri i bujtjeve barazohen me ata francezë.
Rritja vjetore e turistëve shqiptarë në Mal të Zi brenda disa viteve të fundit arrin shkallën 40 përqind dhe ata kryesisht vizitojnë Budvën, Shën Stefanin, Ulqinin dhe qendrat dimërore në veri. Vitin e kaluar, në Rivierën e Budvës pushuan më se 8.200, kurse në këtë vit madje 14.200 turistë.

(Kohapress)