Shqiptarët kërkojnë mandate të garantuara në Parlamentin malazez

January 7, 2008   | Politika

Partitë shqiptare në Mal të Zi kërkojnë që autoritetet të aplikojnë mandatet e garantuara për pakicat në Parlament, propozim që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese malazeze. Liderët e partive shqiptare, Ferhat Dinosha, Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj thonë se shqiptarëve u takojnë së paku pesë mandate të garantuara, meqë sipas tyre shqiptarët marrin pjesë me më shumë se 7 për qind.Dinosha sqaron se kjo e drejtë është garantuar nga ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery, që para katër vitesh ka ndërmjetësuar midis qeverisë malazeze dhe liderëve shqiptarë.Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka hedhur poshtë një vendim Parlamenti që garantonte mandate për pakicat kombëtare.

1