Mali i Zi do të shpenzojë 9.8 milion euro për modernizimin e ushtrisë
January 8, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Podgoricë:04.012008
Shefi i shtabit të përgjithshëm Jovan Lakçeviç tha se Mali i Zi ka në plan të shpenzojë 9.8 milion euro për të modernizuar ushtrinë, një përparësi e qeverisë këtë vit. Në vërejtjet të enjten (3 janar) ai vuri në dukje se 5.1 milion euro nga këto do të shkojnë për furnizimin me armë dhe paisje të reja.Në një intervistë me gazetën Vijesti të premten, ambasadori malazes në NATO Veselin Sukoviç tha se vendi i tij është një shembull i mirë i reformave të sektorit të sigurimit dhe mbrojtjes, duke theksuar se NATO ka këtë pikpamje. mali i Zi shpreson se NATO do ta ftojë atë të nisë të ashtuquajturin Dialog Intensiv, hapi i parë drejt statusit të kandidatit për anëtarësim, gjatë samitit të Aleancës në prill.
Vijesti


Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!