Mali i Zi nuk i zbaton standardet europiane për pakica

January 8, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ulqin, 7 janar — Shteti i Malit të Zi nuk ka arritur ende të zbatojë korpusin e të drejtave të pakicave kombëtare si në demokracitë shumetnike evropiane, nuk ka arritur të zbatojë standardet evropiane në jetën shoqërore dhe politike.
Kështu ka thënë të hënën Ferhat Dinosha,Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi.”Mali i Zi deputet dhe kryetar i tash është shtet i pavarur edhe ne do të kërkojmë atë që ofron ky korpus i të drejtave të pakicave nacionale ngjashëm në demokracitë evropiane e asgjë më shumë e as më pak”, tha ai.Sipas tij, kushtetuta e re ofron bazën themelore në këtë fushë.”Ekziston Ligji mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, të cilit dy nene shumë thelbësore ia ka kontestuar Gjykata Kushtetuese.
Pikërisht këto dy nene flasin mbi përfaqësimin politik të pakicave në parlament. Kushtetuta bën të mundur kthimin e këtyre dy neneve”,tha Dinosha, duke shtuar se pushtetarët ende nuk janë duke e arritur këtë në praktikë.

Gazeta Express

Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç rikonfirmojnë qëndrimet për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë e Malit të ZiPresidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një vizitë pune njëditore në Malin e Zi, i ftuar nga Presidenti Filip Vujanoviç. Presidenti Topi është pritur dhe shoqëruar që në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, Sajmir Bala.
Kreu i shtetit pati takime të veçanta me kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Malin e Zi, z. Mehmet Bardhi të Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha të Unionit Demokratik dhe z. Vasel Sinishta të Alternativës Shqiptare. Kryetarët e partive shqiptare e kanë njohur Presidentin Topi me përpjekjet e bëra për rritjen e rolit të shqiptarëve në Malin e Zi, në kuadër të ideve që përfaqëson secila parti.
Kreu i shtetit shqiptar i inkurajoi të tre përfaqësuesit politikë që të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin mes partive shqiptare për të shërbyer si ura komunikimi në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Malit të Zi, në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese.
Më pas, Presidenti Topi zhvilloi një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në hotelin “Kulla e Balshajve” në Ulqin, që shërbeu si një impuls i ri për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, të cilat janë të përkushtuara për të afirmuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si orientimin i përhershëm mes tyre.
Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç shprehën besimin se komunikimi i hapur mes qytetarëve të dy shteteve do të vazhdojë dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet intensifikuar në të mirë të ekonomive respektive. Të dy Presidentët shprehën besimin se projekte të përbashkëta të dy vendeve do të zbatohen nëpërmjet mbështetjes dhe ndihmesës financiare të organizatave financiare ndërkombëtare dhe bankave, me synim vlerësimin e burimeve natyrore ekonomike, si një pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, veçanërisht zona e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës dhe Lumi Bunë.
Presidenti Topi dhe Presidenti Vujanoviç shprehën bindjen e tyre për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në proceset integruese në NATO dhe BE, si interesa strategjike të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ky takim pune ishte edhe një mundësi për të dy Presidentët për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet rajonale, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës, ku të dy vendet rishprehën qëndrimet e tyre të njohura publikisht mbi të ardhmen e saj.

Presidenti Topi gjatë takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
11/13/2007

Presidenti Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç në Ulqin.
11/13/2007
Presidenti Topi mikpritet në pikën kufitare në Muriqan nga përfaqësues të pushtetit vendor të Ulqinit.

Presidenti Topi takon Kyetarin e Unionit Demokratik, Ferhat Dinosha.
11/13/2007

Presidenti Topi takon Kryetarin e Partisë Alternativa Shqiptare, Vasel Sinishta.
11/13/2007
Presidenti Topi takon Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Mehmet Bardhi.