Mosaprovimi i llogarisë përfundimtare të komunës së ulqinit dhe buxhetit për vitin 2008

January 8, 2008   | Politika

Kjo kumtese,me te cilën jemi drejtuar opinionit,ka për qellim qe ti rikujtojmë organet përgjegjëse te Komunës për obligimin ligjorë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2008 por edhe për mos aprovimet e llogarive përfundimtare për vitet e kaluara.
Ligji për financimin e vetëqeverisjes lokale në nenin 43 qartë e definon përgjegjësinë dhe mënyrën e propozimit të buxhetit te cilën e ka Kryetari i Komunës.Deri ne fund te muajit nëntor Kuvendit i dërgohet buxheti për vitin 2008. Propozimi i buxhetit duhet të përmbaj edhe raportin e shqyrtimit publik.. Pra,shihet qartë se ekzekutivi është në vonesë për miratimin e këtij akti. i cili ende nuk ka filluar as te shqyrtohet.Edhe një here përkujtojmë te gjithë qytetaret se ende nuk janë aprovuar llogaritë përfundimtare te buxhetit për vitin 2004, 2005 dhe 2006-të.

Deri sot nuk kemi fituar asnjë përgjigje mbi llogaritë përfundimtare të buxhetit për tre vitet e fundit si dhe asnjë informatë mbi realizimin e buxhetit për gjashte muajt e pare te vitit 2007 pa marr parasysh përfundimet të Kuvendit te Komunës si dhe pas shumë kërkesave që janë dërguar nga ana e FORCES organeve përkatëse të Komunës
Thesari i Komunës nuk funksionon sipas ligjeve dhe në pajtim me udhëzuesin e thesarit. Shumica e shfrytëzuesve të mjeteve buxhetore nuk fitojnë rregullisht mjetet financiare dhe as nuk munden te kryejnë obligimet e veta ne pajtim me ligjin.
Buxheti i Komunës përdoret vetëm për të kryer obligimet e pagave të zyrtarëve kurse obligimet tjera janë anashkaluar.
Mosrealizimi i buxhetit te Komunës se Ulqinit për vitin 2007, në baze te Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe Ligjit për buxhet, i bën dem të madh të gjithë shfrytëzuesve te buxhetit por dëmi me i madh ashte për qytetarët e komunës tonë.
Shumica e investimeve kapitale qe janë paraparë me buxhetin e vitit 2007 nuk janë realizuar. Partive politike, Organizatave joqeveritare, shoqatave sportive etj.. nuk janë dhënë mjetet financiare ose ndarja e tyre është jotransparente.
Pasi që deri me sot ne nuk kemi fituar asnjë informatë e veçanërisht që Kuvendi Komunal i Ulqinit deri me sot nuk ka miratuar asnjë vendim mbi llogaritë përfundimtare për tre vitet e kaluar,pa marr parasysh ne obligime ligjore (neni 56), shprehim dyshim që ky pushtet ekzekutiv do të përgatis në afate të caktuara ligjore dokumentin më të rëndësishëm vjetorë.

Kryetari i FORCËS
Nazif Cungu