Krishtlindja ortodokse: Qëllohet aeroplani

January 9, 2008   | Lajmet / Vijesti

Aeroplani i Montenegro Airlines u qëllua me një plumb gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse në Podgoricë.Të dielën rreth orës 22, aeroplani u qëllua në bisht gjatë aterrimit në aeroportin Golubovci, nga Lubjana. Udhëtarët nuk ishin njoftuar gjatë aterrimit për këtë incident të jashtëzakonshëm, ndonëse disa prej tyre kishin dyshuar se po ndodhte diçka e çuditshme, ngase aeroplani gjatë aterrimit dridhej së tepërmi. Në aeroplan nuk pati të lënduar,ndërsa dëmtimi në bisht u vërejt vetëm gjatë kontrollimit teknik. Nuk pati asnjë njoftim zyrtar nga policia për incidentin, megjithëse tashmë kanë nisur hetimet dhe janë arrestuar disa persona për prishje të rendit gjatë kremtes. Të shtënat me armë zjarri deri para dy vitesh ishin pjesë e ‘obligueshme’e programit festiv të Krishtlindjes, qoftë të Kishës Ortodokse serbe, ose të asaj malazeze.

3