60 Euro për 24 studentë nga Ulqini

January 10, 2008   | Lajmet / Vijesti

Komuna e Ulqinit ka vendosur që të shpërdaj bursa nga 60 eura,24 studentëve ma të mir nga Ulqini që studijojn në Mal të Zi dhe Regjion.Ashtë vendosur që për muaj tetor,nëntor,dhjetor ti ipen nga 180 euro,kurse pagesat tjera do vijojn ne gjiro llogari të tyre studentëve.
Komisioni ku në krue të saj asht Nail Rexha vendosen që bursat për kët vitë shkollor ti akordohen:Dritan Abazoviqit student në shkencat Politike, Jasmin Hoxhiq student në fakultet te medicines,Antonio Pajoviq studente ne Univerzitetin “Mediteran”,Adonita Misheri studente në fakultetin arhitehktonik,Laureta Paloka studente në fakultetin Akademis e Muzikes në Cetinj,Almira Sukaliq studente në fakultet e menaxhmentit dhe Amela Kurmemoviq studente në fakultetin arhitehktonik.
Ulqinkët që studimet i kryejn në regjion afer Malit të Zi, dhe komuna do ju jap bursa jan: Sanela Abazoviq studente në fakultet te medicines në Sarajevë,Luljijeta Haxhibrahimoviq studente në Univerzitetin “Luigj Gurakuqi”në Shkoder, Arijeta Leskovac studente në fakultetin e gjuhëve të huaja në Tiran,Jehona Kurti studente në fakultetin ekonomik në Prishtin, Edina Paljeviq studente në fakultetin e gjuhëve të huaja në Shkoder,Arta Lika studente në fakultetin e Menaxhmentit Amerikan në Dubrovnik,Argezon Sulejmani student në fakultet te medicines në Prishtin,Fatime Katana dhe Ilirijana Gjoni studente në fakultetin e muzikës në Tiran,Ardita Gjeka studente në fakultet te medicines në Prishtin,Lirijete Avdiu studente në fakultetin e Arteve në Prishtin,Nikoleta Miroviq studente në fakultetin e minjerave gjeometrike në Beograd,Marta Zadrima studente në fakultetin e Arteve në Tiran,Granit Kurti student në fakultetin Filozofik në Prishtin,Ardit Ceka student në fakultetin e Drejtësis në Prishtin,Gazmend Kaleziq student në fakultetin e gjuhëve të huaja në Shkoder,dhe Mehmed Demiroviqi student në fakultetin Stomatologjik në Prishtin.
Dy herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar janë nxënësit dhe kandidat-studentët, të cilët kërkojnë informatë për mundësitë të arsimohen në shkolla jashtë shtetit.E reja është se në kuadrin e studentëve për herë të parë prezantohen universitete, të cilat gjenden në afërsi me Ulqinin dhe paraqesin një arsim të cilësishëm në gjuhën shqipe. Këto janë universitete në Prishtin,Shkoder dhe Tiran. Taksat për arsim aty janë më të ulëta, kurse afërsia gjeografike me vendin tonë është një prioritet suplementar, që do të lehtësojë praninë e studentëve ulqinakë deri tek një arsim elitar. Deri vonë tendenca qe që ulqinakët të drejtohen drejt degëve të cilat janë të orientuara drejt biznesit. Tani gjithnjë e më të preferuara janë ato të cilat janë të lidhura me turizmin, artin,muzikën dhe dizajnin.

Dokumentet e nevojshme për bursa

Të gjithë studentët të cilët aplikojnë për bursa duhet të dorëzojnë aplikacionin e kompletuar para afatit të caktuar. Informata të tjera të veçanta mund të kërkohen mvarësisht nga programi, por ajo informatë sigurisht që është përfshirë në formularin përkatës të bursave.

Aplikacioni për Ndihmë Financiare

Aplikacionet për të gjitha bursat e mundshme mund të mirren në Zyrën e Ndihmave Financiare në Komun të Ulqini. Aplikacionet e bursave jepen gratis, kështu që nuk ka nevojë për asnjë kompenzim.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me atë se si funksionon procesi ose si të plotësohen formularët, ju lutemi drejtohuni në Zyrën e Ndihmave Financiare në Komun të Ulqinit

1