Me rastin e krishtlindjes ortodokse, kryetari i LD në Mal të Zi, Mehmet Bardhi uron kryepeshkopin e kishës malazeze z. Mihaillo

January 14, 2008   | Shtypi / Mediji

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi,UlqinVirtytet e begatojnë njeriun

Ulqin – Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, me rastin e Krishtlindjes, i dërgoi një urim Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Malazeze, z. Mihaillo, ku shkruan: “Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike të shqiptarëve në Malin e Zi, të orientimit qytetar e nacional, përfaqësueses autentike të shqiptarëve në MZ dhe në emrin tim, Ju uroj festat e Krishtlindjes.Ju, klerit kishtar dhe të gjithë besimtarëve.Besimi në Zotin, në veprat e mira, në njerëz të mirë… do t`i ndihmojë çdokujt që të ruajë virtytet njerëzore, kulturën,traditën e mirë…
Por për besimin dhe lirinë duhet luftuar gjithnjë. Këto askush nuk mund të na i dhurojë.
Urojmë që edhe këto festa të na tregojnë se vlerat njerëzore – virtytet dhe e mira madhërojnë e begatojnë secilin njeri liridashës, sidomos edhe në këto kohëra.”

www.kohajavore.cg.yu