Në mesin e më të mirëve edhe dy taekwondoistë nga Ulqini

January 14, 2008   | Sporti / Sport

karate klub ulqiniFederata e taekwondo-së së malit të zi shpall zyrtarisht sportistët më të mirë dhe me të sukseshëm për vitin 2007
Federata e taekwondos-së së Malit të Zi shpalli edhe për këtë vitë sportistët me të suksesshëm dhe më të mirë. Prej sportistëve më të mirë shpallen edhe dy garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Artan Zenuni shpallet sportisti më i mirë për vitin 2007 në Mal të Zi.
Artan Zenuni gjatë vitit 2007 pati një debutim të suksesshëm. Ai tregoi rezultate kulminante si në garat zyrtare të Malit të Zi ashtu edhe në garat europiane e botërore.
1. Kampion i Malit të Zi, në garat zyrtare në disiplinën e dyluftimit
2. Kampion i Malit të Zi, në garat zyrtare në disiplinën e formave,
3. Ftohet në përfaqësuesen e Malit të Zi.
4. Vendi i tretë në turnirin botëror “KARLOVAC OPEN CROATIA”
5. Kualifikimet për në kampionatin europian të regjionit jugor,
6. Vendi i dytë në kampionatit europian të regjionit jugor,
7. Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi e shpall Artanin si sportisti më i mirë dhe më i suksesshëm në Mal të Zi për vitin 2007
Jam i lumtur pasi pata një vit të suksesshëm, po ashtu ishte kënaqësi e madhe për mua që u shpalla edhe si sportisti më i mirë në Mal të Zi. Për këtë falënderoj familjen time si dhe trajnerin tim për përkrahjen e tyre. Shpresoj se edhe në të ardhmen do t`i përsëris këto suksese<, thotë Artani.
Ndërsa garuesi i dytë nga klubi i taekwondo-së Ulqini është talentja e vogël Medina Kanaqi, e cila shpallet si pionierja me e mirë dhe më e suksesshme për vitin 2007 në Malt të Zi. Medina është kampione e Malit të Zi në të dy konkurrencat, në konkurrencën e luftimit dhe të formave, dhe pas këtij suksesi ajo pranohet në përfaqësuesen e Malit të Zi, në disiplinën e formave.
Në vazhdim, trajneri Fikret Dushku shprehet: Patëm me të vërtetë një vit me rezultate të rëndësishme dhe tri vite pas themelimit pa dyshim se ky ishte viti më i suksesshëm për klubin tonë. Gjatë tërë kohës punuam pa u lodhur me synim që të arrijmë në nivele sa më të larta. Klubi ynë veç ka filluar me përgatitjet për vitin 2008 dhe pas këtyre rezultateve të arritura, padyshim se edhe obligimet ndaj garuesve janë më të mëdha. Për vitin 2008 na presin një mori garash, ku duhet të japim maksimunin tonë dhe shpresojmë se me ndihmën e Zotin do të kemi suksese. Me këtë rast dëshiroj t`i falënderoj të gjithë sponsorët, që kontribuan për klubit tonë gjatë vitit 2007
(koha press)www.koha javore.cg.yu

Karate Club “Ulqini:

YouTube Preview Image

1