Vërshohen disa lagje në Ulqin,dhe shum? fshatra të Ulqinit

January 15, 2008   | Lajmet / Vijesti

uji-ne-ruge.jpgLagjja Totoshi, ajo e Gjeranave dhe Lagjja e Shtojit në Ulqin janë vërshuar nga uji. Të reshurat e fundit të shiut kanë bërë që shumë banorë të këtyre pjesëve të qytetit të mbesin të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. Pos këtyre tri lagjeve të Ulqinit, të prekura nga vërshimet janë edhe banorët e lagjes së rrugës “Totoshi”, ku uji ka filluar të depërtojë edhe brenda nëpër shtëpi. Ndërsa në lagjen Gjerana në rrugën që çon për plazhin e madhe është dëmtuar një pjes e disa shtepijave,ku uji ka filluar të depërtojë edhe ktu brenda nëpër shtëpi të njajtin problem e kan pasur edhe disa shtëpi në lagjen Shtoj uji ka filluar të depërtojë edhe brenda nëpër shtëpi. Gjendje alarmante është edhe në fshatrat e komunës së Ulqinit. Ndërkohë zyrtarët e Shërbimit Policor të Ulqinit njoftojnë se, pos dëmeve materiale në zonat e prekura, nuk ka pasoja në njerëz.