Zgjidhja e çështjes së Kosovës në funksion të qëndrueshmërisë së rajonit
January 17, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, DPS, në pushtet në Mal të Zi, Milo Djukanoviq, në një sesion të rregullt me Shefat e Misioneve diplomatike në Mal të Zi - duke folur mbi çështjen e Kosovës - ka vlerësuar se “intencat e bashkësisë ndërkombëtare janë që të zgjidhet kjo çështje në muajt e parë të këtij viti, në funksion të qëndrueshmërisë së rajonit dhe të inkurajimit të perspektives se tij europiane dhe euroatlantike”. Ndërkaq, duke komentuar rrethanat në Serbi, Lideri i DPS, Milo Djukanoviq ka thënë se edhe pse tani për shkak të gjendjes së brendshme politike është në ngecje, Serbia ka potenciale që nëse i kthehet ardhmërisë së saj europiane,të jetë lokomotivë e kompozicionit rajonal në rrugë drejt anëtarësisë në Bashkimin Europian.Djukanoviq ka nënvizuar se Mali i Zi është në rrugë stabile drejt integrimeve europiane dhe euroatlantike,pasi që në periudhën e kaluar ka kryer shumë detyra të rëndësishme, siç është zgjidhja e statusit shtetëror, miratimi i Kushtetutës në Parlament dhe nënshkrimi i Marrëveshjes mbi Asocim-Stabilizimin në Bashkimin Europian.
Gazeta Express


Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!