Pjesemarrje e kryetarit të Komunes se Ulqinit Gëzim Hajdinages ne Panairin e Vjenës në Austri

January 18, 2008   | Turizmi / Turizam

Ne ambjentet e Restaurant ” IL Konte “në Vjen u organizua koktel ku do të marrin pjes me se 100 vetë,ku gjithashtu do të marrin pjes edhe mediat Austrijake, jan të thirur gjthashtu në koktel dhe kryetarët e bashkive të shum vendeve të austris.Panairi i Turizmit “FERIEN”dhe Udhetimit tre ditor te delegacionit nga Ulqini,ku ky aktivitet i organizua nga OT e Malit të Zi ( Organizata Turistike e Malit të Zi ), kompania e vetme e organizimit te panaireve turiske “FERIEN” ne Austri. Ne programin ekspozues moren pjese rreth 62 ekspozitore nga Agjensi Turistike, Agjensi Udhetimi, Hotele, Perfaqesues Turizmi,ku nder to morri pjes edhe sekretari per zhvillim ekonomik Vaso Radoviq.
Zhvillimi i Panairit ishte nje sukses i plote i promovimit te resurseve turistike te Ulqinit.
Ky sukses u arrit permes shperndarjes se rreth 6000 materialeve te ndryshem promovues (broshura, fletepalosje, kartolina, postera, DVD filmike me oferten turistike te Ulqini dhe te Malit te Zi). Nje interesim i vecante per Komune te Ulqinit u vu re edhe nga mediat austrijake, te cilat e vizituan shpesh kete Ekspozitor ose shtand nga Mali i Zi. Ky interesim u materializua ne intervistat qe i dha Drejtori i Turizmit malazias dhe intervista jan realizuar dhe me kryetarin e Ulqinit Gëzim Hajdinagen.
Gjithashtu gazetat austrijake, qe jan gazeta me tirazhin me te madh ne Austri i dedikoi nje rubrike te vecante promovimit te turizmit ne Vjen duke perdorur material te marre nga broshurat dhe fletepalosjet e Malit të Zi dhe Ulqini te shoqeruara me nje interviste te Drejtorit te Turizmit malazias.
Kjo Ceremoni u transmetua nga te gjitha mediat vizive te Austris.
Duke qene qe tregu turistik austrijak eshte dhe do te jete per nje kohe te gjate burimi kryesor per zhvillimin e turizmit jo vetem per ulqinak por atij malazias ne pergjithesi, promovimi i resurseve turistike te Ulqinit ne Vjen do te kete nje rendesi te vecante ne veprimtarine e Drejtorise se Turizmit te Malit te Zi e sidomos per Ulqinin.

1