Qazim Muja, Kryetar Shoqates se Artisteve dhe Intelektualeve “ART CLUB”, Ulqin, Mali i Zi

January 19, 2008   | Kulturë / Kultura

Ulqin i cili rreth vetes tubon emra te afirmuara te shkences, artit, kultures dhe te letrave shqipe dhe i cili, njekohesisht, na paraqitet si botuesi i pare tek shqiptaret ne Malin e Zi ,perkrah koleget e tyre ne Tirane ne reagimin ndaj ngarkesave fiskale qe qeveria e Shqiperise synon te ve mbi librin. Ajo qe neve na mungoi vazhdimisht pothuaj nje shekull, kontakti domosdoshem me fjalen shqipe per te ruajtur substancen e kesaj pjese te etnosit, dhe qe me shume mund pak a shume u permiresua ne vitet e fundit,synohet te rrenohet me gjakftohtesi. Ne kohen e interkulturalizmit kur kulturat e ndryshme integrohen, ne vejme bariera te panevojshme brend perbrenda vetes per te rrenuar te vetmen vlere integruese, trungun kulturor gjithekombetar. Andaj kerkojme qe Qeveria te heq dore nga veprimet qe edhe me tutje do te veshtiresonin qarkullimin e lire te librit. S’do mend se pasojat me te medha do t’i ndjenim ne qe jetojme dhe krijojme jashte kufijve te Shqiperise.