Opozita kërkon dorëheqjen e Fuad Nimani

January 23, 2008   | Lajmet / Vijesti

Nazif Cungu kryetari i Forc?s s? Re DemokratikeULQIN, 22 JANAR — Lideri i opozitës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së re Demokratike, që është edhe partia më e madhe nacionale e shqiptarëve në Mal të Zi, ka kërkuar ditën e martë në Kuvendin e Ulqinit dorëheqjen e parevokueshme të ministrit aktual të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi,Fuad Nimani dhe ish–kryetar i Komunës së Ulqinit. “Ai është fajtori kryesor për gjendjen katastrofale të buxhetit të Komunës së Ulqinit gjatë mandatit të tij 2004, 2005 dhe 2006, për çka revizori shtetëror malazias ka konstatuar keqpërdorim katastrofal të arkës buxhetore të Komunës së Ulqinit në këtë periudhë”, tha Cungu. Ai tha se qeveria e socialistëve në pushtet nuk e ka kontrolluar se si është shpenzuar buxheti i Komunës së Ulqinit, por për këtë “meritë”, Nimani nga kjo parti është shpërblyer me postin e ministrit të pakicave. Parlamenti i Ulqinit ka vënë në rend të ditës tri llogaritë kontestuese përfundimtare të Komunës së Ulqinit. Kryesocialisti i Ulqinit, Luigj Shkreli, njeriu kryesor i koalicionit qeverisës “Për Ulqinin evropian” insiston që ky parlament t’i miratojë këto tri dokumente,ndërsa organet hetuese dhe gjyqësore të hetojnë e të marrin masa ligjore për keqmenaxhim të buxhetit të Komunës së Ulqinit.Fuad NimaniNdërkaq, partitë opozitare shqiptare
janë unike se për këtë gjendje kaotike, fajtor është ish-kryetari i Komunës, Fuad Nimani, ministër i pakicave. Lidhur me akuzat ndaj tij,ministri Nimani tha për KosovaLive se gjatë mandatit të tij ka qenë vështirë të ushtrohet pushtet në formë trepartiake.

Gazeta Express