U organizua mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit të njohur nga Ulqini, që njëkohësisht është edhe kryetar i PEN-it të Kosovës, Basri Çapriqit

January 24, 2008   | Kulturë / Kultura

Basri Çapriqi kryetar i PEN-it të Kosovës

U organizua mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit të njohur nga Ulqini, që njëkohësisht është edhe kryetar i PEN-it të Kosovës, Basri Çapriqit. Në këtë eveniment kulturor folën: akademik Zuvdija Hoxhiq dhe shkrimtari dhe publicisti Andrej Nikollaidis, kurse moderator i mbrëmjes ishte Musa Gjoka. Nata e katërt e “Ditëve të Kulturës së Pakicave” organizuar nga Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave iu kushtua shkrimtarit Basri Çapriqi. Poeti, studiuesi dhe intelektuali Basri Çapriqi ka doktoruar në Prishtinë dhe është profesor i stilistikës dhe i semiotikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nga viti 2004 ai është edhe kryetar i PEN-it të Kosovës. Merret me poezi, kritikë letrare dhe ese. Deri më tani, ai ka publikua gjashtë përmbledhje vjershash. Po ashtu është fitues i disa shpërblimeve për krijimtarinë e tij letrare. Folësi i parë mbrëmjes, shkrimtari Andrej Nikollaidis, duke folur për portretin e Çapriqit, u shpreh se është irituese, që Basri Çapriqi, i lindur në Ulqin, nuk është shkrimtar i famshëm në Mal të Zi, duke e krahasuar atë me shkrimtarian malazias Marko Veshoviq, për të cilin ky shtet nuk ka bërë asgjë që ta përkrahë si shkrimtar të vetin.
“Çapriqi është lënë mënjanë, sepse është shqiptar. Ai është i njohur në Europë dhe është fitues i dhjetra shpërblimeve”, tha shkrimtari Nikollaidis. Fisnikëria e tij e rafinuar dhe poezia e tij moderne e kanë provokuar shumë Nikollaidisin. Ndërkaq shkrimtari i njohur, akademiku Zuvdija Hoxhiq, vuri në dukje se Çapriqi që në fillim është dalluar si nxënës dhe student i shkëlqyer, pastaj edhe si një shkrimtari i ri dhe mjaft i talentuar. “Pas përfundimit të fakultetit në Prishtinë Basriu kthehet në Mal të Zi, në mjedisin ku ai ka lindur, me dëshirë të sinqertë për të punuar dhe krijuar, por pas pak kohe ai kthehet në Prishtinë, në një mjedis më të zhvilluar. Ai ka magjistruar dhe doktoruar në një nga fushat më të vështira të letërsisë – teorinë e letërsisë”, u shpreh Hoxhiq, duke shtuar se “përmes kësaj Çapriqi është njohur më afër me letërsinë europiane dhe atë botërore, duke inkorporuar përvojën e poezisë europiane në atë tradicionale shqiptare”. Akademiku Hoxhiq në vazhdim e falënderoi Qazim Mujën për përkthimin e disa dhjetëra poezive të Çapriqit në gjuhën malazeze. Ai gjithashtu theksoi se Çapriqi është edhe një historian i madh i letërsisë. “Ai nuk është rastësisht profesor i stilistikës dhe i semiologjisë. Ai paraqitet si teoreticieni i parë i letërsisë moderne në Kosovë, librat e të cilit priten si më të mirët. Librat e Çapriqit janë të përkthyer gati në të gjitha gjuhët e botës. Ai nuk është rastësisht kryetar i PEN Qendrës së Kosovës”, tha Zuvdija Hoxhiq. Për të është dëm i madh që në Mal të Zi nuk ka asgjë të përkthyer nga shkrimtarët shqiptarë. “Ësht tragjik fakti, që Mali i Zi nuk ka mirëkuptim për shqiptarët tanë, për krijuesit tanë, sepse sikur të kishte përkthime nga gjuha shqipe, për Malin e Zi kjo do të ishte vetëm një pasurim. Basriu dhe të tjerët nuk mund të ikin nga rrënjët”, potencoi Hoxhiq, duke shtuar se “pas këtij promovimi, neve na duhet ti kemi librat e Basriut, ashtu siç duhet tzi kemi edhe ata të Idriz Ulajt, Rexhep Qosjes dhe autorëve të tjerë shqiptarë që jetojnë këtu dhe jashtë, përndryshe, pa këtë, nuk ka Mal të Zi, përfundoi mes tjerash, akademiku Hoxhiq.Zuvdija HoxhiqZuvdija HoxhiqZuvdija HoxhiqZuvdija Hoxhiq
Edhe moderatori, Musa Gjoka, foli për jetën dhe veprimtarinë e Basri Çapriqit, si dhe lexoi disa poezi nga përmbledhjet e tij. Ndërkaq, në fund të pranishmëve iu drejtua edhe vetë poeti Basri Çapriqi, i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit, që kishin ardhur për t’u njohur më afër me krijimtarinë e tij, ai gjithashtu e falënderoi edhe organizatorin për ftesë. Dr. Basri Çapriqi është i mendimit se shkrimtarët nuk përfaqësojnë askënd, përveç vetveten, sepse, siç tha ai: “të shkruarit është një punë e fortë autokratike, sepse nga askush nuk kërkohet pëlqim”. Çapriqi duke vazhduar fjalën tha: “pakicat kryesisht janë izoluar nga frika e asimilimit, por edhe shumica ka qenë komode dhe nuk ka bërë aq sa duhet që pakicat dhe kulturën e tyre t’i pranojë si të vetat”. Sipas tij pakicat kanë shkuar në izolim dhe kanë menduar se në këtë mënyrë më së miri mund ta ruajnë identitetit, çka për Basriun është e gabuar. “Në këtë izolim pakicat nuk kanë mundur të krijojnë diçka me vlerë”. Në fund, Çapriqi lexoi edhe disa poezi të tij, të përkthyera në gjuhën malazeze nga Qazim Muja.