Fabrika e Mobileve “Kurti” ekspozuesi më i mirë në Panairin e Podgoricës

January 26, 2008   | Reportazh / Reportaža

kurti1Fabrika e Mobileve “Kurti” ndodhet në hyrje të Ulqinit. Ky emër nuk është i panjohur në fushën e biznesit ulqinak. Kjo ndërmarrje mori Çmimin si ekspozuesi më i mirë në Panairin e Tretë të Mobileve dhe Pajisjeve, i cili u mbajt nga data 30 dhjetor deri më 3 nëntor në Podgoricë. Fillimi i këtij biznesi e ka origjinën në mendjen krijuese dhe shpirtin afarist të Kabil Kurtit, i cili sapo përfundoi studimet për kimi në pamundësi punësimi në profesion së bashku me të vëllanë e tij para 15 vjetësh çeli këtë KURTI2 ndërmarrje, e para e këtij lloji në qytetin e Ulqinit. Ai vetëm pas disa muajsh pune e kuptoi se sekreti i suksesit të tij qëndronte në cilësinë e prodhimeve, në çmimet konkuruese dhe në ndershmërinë me konsumatorë. Që nga momenti kur e filloi drejtimin e firmës, ai e drejtoi me shumë korrektësi e rregull. Me punë cilësore dhe me një fushatë të mençur reklamash shumë shpejt e bëri të njohur firmën e tij, jo vetëm në Ulqin por edhe në tërë Malin e Zi. Sot ndërmarrja e tij numëron 52 punëtorë të profileve të ndryshëm, ka sallonin e madh të shitjes në Ulqin, Podgoricë dhe Nikshiq. Statistikat dëshmojnë se Fabrika e Mobileve “ Kurti” ka mijëra konsumatorë. Rritjen e numrit të konsumatorëve Kabili e sheh tek shërbimi i kulturuar e me cilësi të lartë. Ky është një shembull i mirë se ç’mund të bëjë qoftë edhe një njeri i vetëm KURTI5 jashtë profesionit. Kabil Kurti, anamalas, nuk lavdërohet për sukseset e tij të njëpasnjëshëm . Ai nuk është njeri që flet shumë. Për të flasin të tjerët, shokët, të afërmit, punonjësit, kolegët, partnerët afaristë dhe konsumatorët. Ata thonë se ai është biznesmen i shquar, i suksesshëm, i ndershëm dhe korrekt, njeri i punës, i fjalës, dhe i besueshëm, por edhe modest. Biznesmenin Kurti të gjithë e njohin si njeri të shkathët e punëtor. Edhe familja e tij është krenare për kryefamiljarin e tyre, i cili bëri kaq shumë në fushën e biznesit. Natyrisht se rruga e ngritjes së tij drejt “majës së piramidës” është një rrugë e mundimshme. KURTI4Por që të ndodhi kjo, që ka sot kjo firmë dhe për të ruajtur emrin e mirë që ka, pronari i saj u tregua afarist i aftë, i ndershëm dhe i besueshëm. KURTI3Ai si shqiptar i ndershëm e burrëror nuk lejoi që gjatë punës së tij të lodhshme 15 vjeçare si afarist t’i thonë dikush “pse nuk e bëre punën mirë”. Veç kësaj gjithmonë është përpjekur që punët t’i kryej shpejt, mirë dhe t’i përmbahet afatit kohor të kontratës me blerës dhe partnerë. Formula e tij është shumë punë me ndërgjegje e korrektësi. Ai në biznes nuk e pëlqen gjelozinë, por është ambicioz.

www.buzuku.cg.yu

2