Mal të Zi nuk pret kurrfarë destabilizimi për shkak të Kosovës

January 26, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ministri i Brendshëm malazez, Jusuf Kallamperoviq

Policia dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me vëmendje po përcjellin situatën në lidhje me Kosovën, por nuk duhet pritur kurrfarë destabilizimi të situatës së sigurisë brenda Malit të Zi, deklaroi ministri i Brendshëm malazez, Jusuf Kallamperoviq.
Ai i tha “Zërit të Amerikës” se të gjitha informacionet flasin se në Kosovë është qetë dhe pavarësisht se çfarë zgjidhje do të miratohet, nuk duhet pritur tensione të mëdha.