Pas shumë reagimeve dhe polemikave rreth gërmihjeve me rastin e ndërtimit të një objekti privat në kala të ulqinit

January 28, 2008   | Anketë / Anketa

Nuk janë dëvarri në kala ne gjuhen arabemtuar sende dhe objekte me vlerë arkeologjike!
Sipas arkeologes Mileva Nikolaidis, e cila i përcjellë punimet gërmihëse për ndërtimin e një objekti privat në Fushën e Topave në Kala, në këtë lokalitet deri tani janë gjetur vetëm disa gjyle dhe qeramikë nga koha turke, kurse vetëm tri ditë më parë është gjetur një varëse zinxhirësh nga argjendi në gjuhën arabe. Sipas saj, përveç këtyre sendeve nuk është gjetur asgjë tjetër dhe deri tani nuk është dëmtuar asnjë objekt i trashëgimisë kulturore.
Në lokalitetin e njohur si “Fusha e Topave” në Kala, ku po kryhen punimet për ndërtimin e një objekti privat nuk janë gjetur dëshmi arkeologjike që dëshmojnë për ekzistencën e ndonjë kishe në këtë vend e as eshtra njerëzish.
Në këtë mënyrë kustosi i lartë, Mileva Nikolaidis, mbikqyrëse e punimeve në këtë lokalitet si përfaqësuese e Entit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nga Cetina përgënjeshtron deklaratat se në këtë lokalitet gjatë gërmihjeve për ndërtimin e objektit privat ka ardhur deri te shkatërrimi i disa sendeve dhe objekteve me vlerë kulturore dhe arkeologjike.
Siç dihet, arkeologu i ri nga Ulqini, Anton Lulgjuraj, ka deklaruar më parë për media se në këtë pjesë të Kalasë, afër Barutanës, në vendin ku po kryhen punimet janë gjetur eshtra njerëzish dhe gërmadha të mureve të kishës e cila daton nga mesjeta.
“Në këtë lokalitet kam gjetur edhe qeramikën nga mesjeta dhe nga periudha e turqve. Muret e kishës kanë mundur të shihen qartë, kurse tani gati çdo gjë është shkatërruar, kurse mua më është ndaluar qasja në këtë lokalitet”, ka deklaruar ai më parë për media.
Sipas Lulgjurajt, arkitetektët nga Beogradi që në vitin 1958 kanë konstatuar me anë të sondës se në këtë lokalitet.
Ai i ka dërguar shkresë Komunës së Ulqinit, Qendrës së Kulturës Ulqin dhe Entit për Mbrojtjen e Monumenteve në Cetinë, si dhe ka organizuar edhe nënshkrimin e peticionit për ndalimin e punimeve të mëtejshme.
Por punimet për ndërtimin e këtij objekti nuk janë ndaluar pasi që investuesi i posedon të gjitha lejet dhe dokumentet e nevojshme nga Komuna e Ulqinit dhe nga Enti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nga Cetina dhe pasi që përfaqësuesit e Entit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nuk kanë konstatuar kurrfarë shkeljeje.
Sipas arkeologes Nikolaidis, e cila i përcjellë punimet, në këtë lokalitet deri tani janë gjetur vetëm disa gjyle dhe qeramikë nga koha turke, kurse vetëm tri ditë më parë është gjetur një varëse zinxhirës nga argjendi në gjuhën arabe.
“Duhet të deshifrohet për të parë se çfarë periudhe i përket. Varësja është gjetur krejt rastësisht”, pohon Nikolaidis.
Sipas saj, përveç këtyre sendeve nuk është gjetur asgjë tjetër dhe deri tani nuk është dëmtuar asnjë objekt i trashëgimisë kulturore.
“Enti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e ka dërguar përfaqësuesin e vet dhe ne së bashku e kemi hartuar raportin në vendngjarje dhe kemi arritur në përfundimin se nuk është dëmtuar asnjë shtresë kulturore në objektet përreth”, thotë Nikolaidis.
Ajo tregon se gërmihjet deri tani kanë arritur deri në thellësinë 5.5 metra dhe se ajo do t`i përcjellë ato deri në përfundimin e tyre.
Shoqata e Miqve të Kalasë “Kalaja” e cila merret në radhë të parë me ruajtjen e Kalasë dhe vlerave kulturore të saj, ka reaguar në fillim lidhur me vendosjen e murit mbrojtës të vendosur për rrethimin e ambientit ku janë duke u kryer punimet, por pas ndërrimit të tij dhe përshtatjes ndaj ambientit nuk kanë reaguar më.
Kryetari i saj, Ismet Karamanaga, thotë se kjo shoqatë nuk përzihet në pronën e dikujt, por shikon që të ndërtohet sipas parimeve dhe rregullave që sundojnë në mjedise të tilla, siç është Kalaja.
“Ne si shoqatë mundohemi ta ruajmë ambientin jetësor dhe nuk përzihemi në çështje gjyqësore pasi që sipas procesit gjyqësor “Fusha e Topave” është pronë private”, thotë ai.
Sipas Karamanagës, “në bazë të zbulimeve të deritashme arkeologjike, nuk ka dijeni se te Barutana ka ekzistuar ndonjë kishë, ndërsa eshtrat që janë gjetur mund të gjenden në secilin hap në Ulqin, posaçërisht në Kala, e cila është 2500 vjet e vjetër”.
Ai thotë se duke mos qenë kompetent për problemet arkeologjike, kjo shoqatë ka ftuar Entin Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore Historike, i cili e ka për detyrë të bëjë inspektimin e punimeve.
“Ne vetëm kërkojmë që të mos mbyllet rruga për bedenë dhe për plazhin e Kalasë, i cili gjendet në Puntën e Nuredinit”, përfundon Karamanaga.

I. Kallaba – www.kohajavore.cg.yu