Ministria do të ndihmojë gazetën “Koha javore”

February 11, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Podgoricë – Ndihmësministri i Kulturës, Sportit dhe Mediave, Zhelko Rutoviq dhe drejtori ekzekutiv i SHAGBG “Pobjeda”, Dragolub Sharoviq, nënshkruan të mërkurën Kontratën për bashkëfinancimin e përmbajtjeve programore të gazetës “Koha javore” në vitin 2008.Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Mediave, thuhet se kontrata paraqet vazhdimin e bashkëpunimit me ndërmarrjen “Pobjeda” në botimin e gazetës, në pjesën e përmbajtjeve të obligueshme kulturore në gjuhën shqipe që janë me rëndësi për zhvillimin e shkencës, arsimit dhe kulturës, si dhe të informimit të personave me të meta.Sipas Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Mediave, përkrahja e zhvillimit të përmbajtjeve programore në gjuhët e grupeve nacionale dhe etnike ka për qëllim realizimin më cilësor të të drejtave për informim të popujve pakicë, si dhe avancimin e tolerancës dhe zhvillimin e pluralizmit mediatik dhe kulturor në Mal të Zi, në pajtim me standardet ndërkombëtare në fushën e informimit të popujve pakicë, më Konventën Kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale dhe Konventën europiane mbi gjuhët regjionale dhe të pakicave.

(Kohapress)