Forca e Re demokratike kritikon punën e komunës së ulqin këtë qytetit në fushën e urbanizmit në

February 12, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

genc nimanbegu1Pa vizion për zgjidhjen e kaosit urbanistik

Ulqin – Forca e Re Demokratike ka kritikuar edhe një herë pushtetin ekzekutiv në Ulqin për kaosin urbanistik që ekziston në Komunën e Ulqinit dhe për mungesën e veprimeve konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.
“As edhe 16 muaj pas ardhjes në pushtet, Koalicioni “Për Ulqinin Europian” nuk ka pas vetes të aprovuar asnjë dokument urbanistik, si parakusht për ndërtim legal në komunën e Ulqinit. Ndonëse mbi dhjetë plane detaje urbanistike i janë shtruar punimit gjatë mandatit të ish koalicionit të partive shqipëtare prej viteve 2003-2005, deri tani nuk është aprovuar asnjë”, ka thënë të martën në një konferencë për shtyp nënkryetari i Forcës, Genci Nimanbegu.
Sipas tij, treguesi më i mirë i kaosit ekzistues në fushën e urbanizmit është fakti se në Ulqin ndërtohet në çdo anë ndonëse Komuna ka dhënë vetëm dhjetë leje ndërtimi në vitin 2007.
Nënkryetari i Forcës ka thënë se pushteti përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet ekzistuese duke u marrë me organizimin e aktiviteteve kulturore.
“Rastësisht apo qëllimisht, pushteti ekzekutiv në krye me kryetarin Hajdinaga në vend që të miratojë plane urbanistike, merret kohë pas kohe me programe zbavitëse për qytetarë duke dëshiruar që nëpërmjet mediave të tregojë “pushtetin” e vet”, ka thënë Nimanbegu.
Ai ka theksuar se edhe premtimet rreth zvogëlimit të zonës së të mirave detare dhe për kthimin e Ullishtës së Valdanosit pronarëve të mëparshëm nuk janë mbajtur.
“Që kjo është e saktë tregon vendosmëria e qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale që ajo eksluzivisht të kryejë punët e planifikimit të hapësirës, më saktësisht zonave më të vlefshme në komunën e Ulqinit”, ka thënë Nimanbegu.
(Kohapress)