Jo vetëm “Kujtime”, por kronikë e Ulqinit

February 13, 2008   | Kulturë / Kultura

Libri i Shaban Dollakut

Ngritjen e flamurit shqiptar si dhe kërkesat për të drejta nacionale. Shabani si dhe shumë të tjerë ndihmuan sidomos gjatë periudhës së tërrmetit. Ai flet për kontributin që dha Kosova, por edhe për prishjen e pushimores K-1 ku ishin investuar shumë mjete. Autori i kushton një faqe të rëndësishme edhe viteve të 90-ta.
Libri i Shaban Dollakut është një kronikë jo vetëm familijare, por edhe kronikë për veprat e tyre, të cilat nuk mund të shënohen në një libër.
Libri i ri i Sh. Dollakut “Kujtime” nuk është vetëm kujtime, monografi e familjes Muharremi – Dollaku, por një kronikë me rëndësi, e cila paraqet ngjarjet familjare nëpër shekuj. Autori duke folur për vëllazërinë Dollaku dhe familjen Muharremi – Dollaku shënon shumë ngjarje me rëndësi për Ulqinin gjatë tre shekujve të kaluar. Dollaku tregon prejardhjen e familjes së tij që u vendos në Ulqin. Libri shpalos ngjarjet ekonomike të Ulqinit, burimet e jetesës, ullishtën dhe mullinjtë e vajit, por edhe mullirin e drithit që e bleu familja e tij. Autori shënon se në Ulqin kishte 30 mullinj vaji, por edhe 6 furra të bukës. Autori shënon edhe emrat dhe kohën kur ato fillojnë të punojnë me presa. Ai flet për traditën e cila kishte rrënjë të thella. Autori rrëfen edhe për tregëtinë, për tregtarët ulqinakë dhe për ngritjen dhe rënien e tyre. Ai flet për anijet, për strehimin e tyre në Bunë dhe Valdanos. Autori është 80-vjeçar dhe përvoja e tij jetësore është e madhe. Ai u shkollua sikurse vëllezërit e tij. Është kjo një traditë që dha rezultate. Shumica e vëllezërve të tij filluan shkollimin në Shqipëri, por i mbaruan në Sarajevë dhe Beograd. Të gjithë ishin të dhënë pas shkollës dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm edhe në zhvillimin e Ulqinit. Me zhvillimin ekonomik nuk përfitoi vetëm familja por edhe qyteti me rrethinë. Kjo familje ndihmoi popullatën në ditët e vështira në borën e madhe para Luftës së Dytë Botërore, kur u dha ushqime, miell pa pagesë, por edhe gjatë bombardimit. Këto shënime i jep autori dhe vë në pah jo vetëm 6 furrat e bukës, por edhe furrtarët dhe prejardhjen e tyre. Poashtu autori jep edhe emrat e 30 mullinjve të vajit. Autori tregon edhe për vitin 1945 të pasluftës, ku familjes Muharremi i merren pronat. Ajo pësoi goditje ekonomike, por nuk u gjunjëzua, sepse punonin. Ata morën rrugën e shkollimit. Sarajeva ishte streha ku shumica e tyre u shkolluan. Dhe si në kronikë përshkruhen vitet kur vëllai i tij Jakupi me disa ulqinakë punuan për çështjen kombëtare dhe u burgosën. Kjo familje e ruajti traditën ekonomike, por edhe atë politike. Ata ishin familje e shkolluar. Hamiti arrin të bëhet doktor i parë i shkencave në vitin 1959, ndërsa më 1968 profesor i rregullt në Sarajevë. Hamiti ndihmoi posaçërisht ulqinakët pas tërrmetit. Nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e tij ishte diga “Glava Zeta”, por diplomoi për pendën e Batllavës, ku ishte kryeinxhinier.
Me interes janë vitet pas çlirimit më 1945, për situatën politike në qytet, për sekuestrimin e pasurisë. Kjo familje mbijetoi falë punës dhe shkollimit. Pasi mbaroi shkollimin, autori kthehet në Ulqin. Vitet 1966 janë interesante, pasi autori përmend intelektualët që mbronin të drejtat e shqiptarëve që i kishte shkelur regjimi i Rankoviqit, ngritjen e flamurit shqiptar si dhe kërkesat për të drejta nacionale. Shabani si dhe shumë të tjerë ndihmuan sidomos gjatë periudhës së tërmetit. Ai flet për kontributin që dha Kosova, por edhe për prishjen e pushimores K-1, ku ishin investuar shumë mjete. Autori i kushton një faqe të rëndësishme edhe viteve të 90-ta.
Libri i Shaban Dollakut është një kronikë jo vetëm familiare, por edhe kronikë për veprat e tyre, të cilat nuk mund të shënohën në një libër. Unë dua të theksoj se nga kjo familje është edhe Rifat Muharremi i cili punoi si traktorist i parë në Anë të Malit, por edhe si shofer. Ai iu ndihmonte banorëve të kësaj ane, sepse për të arritur në Ulqin nuk ishte e lehtë, ngase s`kishte mjete të tjera të qarkullimit. Dhe Rifati s`i merrte kujt të holla. I merrte sidomos të rinjtë, i porosiste të punojnë dhe të shkollohën. Shpeshherë qortohej, por ai vazhdonte për të ndihmuar të tjerët. Kjo familje ka meritë edhe për mjekët që dha. Ata ndihmuan popullatën e kësaj ane. Është me rëndësi të theksohet fakti se ata janë duke ruajtur dhe vazhduar traditën familiare. Libri “Kujtime” ka vlerë të madhe për Uqinin me rrethinë. Librat e tillë janë pasuri dhe pasqyrë e kohës.
Asllan Bisha