Madonna do të këndojë sivjet në Mal të Zi

February 15, 2008   | Lajmet / Vijesti

Bisedimet me menaxherët e Madonnas zgajtën dy muaj, ndërsa për interpretim janë marrë vesh për
çmimin prej më së paku 5 milionë euro.Nëse iu besohet mediave malazeze,këtë verë Madonna do të interpretojë në Budva në plazhin Jaz. Lajmin për ardhjen e mundshme të pop-mbretëreshës në Mal të Zi u paraqit para dy muaj, megjithatë atëkohë organizatorët ende nuk ishin të sigurt se a do të jenë të suksesshëm bisedat me menaxhmentin e saj.Gazeta ditore malazeze ‘Vijesti’ mori vërtetimin se marrëveshja
është arrit dhe se këtë verë Madonna do të këndojë në plazhin e njohur budvan.Rolin kyç në bisedime e kishte Svetozar Maroviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe ish-kryetari i Unionit Serbi-Mali i Zi.
Duke iu falënderuar lidhjeve të tij, ai arriti të bind ekipin menaxherialtë Madonnas që ta pranojnë ofertën nga Budva.
Koncerti do të duhej të mbahej kah fundi i gushtit apo në javën e parë të shtatorit.Vitin e kaluar në të njëjtin plazh  Marovic arriti të sillte bendin legjendar The Rolling Stones,gjë që ishte interpretimi i parë i ndonjë ylli ndërkombëtar në Malin e Zi të pavarur. Bisedimet me menaxherët e Madonnas zgajtën dy muaj, ndërsa për interpretim janë marrë vesh për çmimin prej më së paku 5 milionë euro.Pas dyshimeve të mëdha,edhe këtë vit Madonna do të fillojë turneun e saj të madh e  cila do të quhet ‘Madonna At 50’.Emri është i lidhur me vitin në të cilin pop-mbretëresha e kremton 50 vjetorin e lindjes dhe 25 vjet të punës së suksesshme në skenën muzikore.

1