Vujanoviq konsultohet për mandatar

February 20, 2008   | Politika

Dinosha_VujanoviqKyetari malazez, Filip Vujanoviq, të martën filloi konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare rreth mandatarit të qeverisë së re të Malit të Zi.Disa partia opozitare të hënën paralajmëruan se s’do t’i përgjigjen ftesës së Vujanovicit, ngase e konsiderojnë farsë.Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), propozoi javën e kaluar që mandatar i qeverisë të jetë kryetari i kësaj parie, Milo Djukanoviq,pas i që shkaku i sëmundjes dha dorëheqje kryeministri aktual, Zeljko Sturanoviq. Sipas Kushtetutës, qeveria dhe kryetari i saj e zgjidhet me propozim të kryetarit të shtetit. Kryetari i shtetit i propozon parlamentit mandatarin e qeverisë, pas bisedimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare. Mandatarin pastaj ia shpalos parlamentit programin e tij dhe propozon përbërjen e kabinetit të ri. Për programin dhe për propozimin e përbërjes së qeverisë parlamenti vendosë njëkohësisht.

Gazeta Express