Ministria e turizmit shpalli konkursin për valorizimin e komplekseve turistike në bregdetin malazias

February 21, 2008   | Turizmi / Turizam

Ada Bojana,Buna,Velipoja,Shengjini,Ftohen të interesuarit të shpalosin synimet
Qeveria e Malit të Zi, e cila është pronare e ujdhesës Ada, me një sipërfaqe prej 520 hektarësh, synon të nënshkruajë kontratën për dhënien me koncesion shumëvjeçar të rreth 100 hektarëve të kësaj ujdhese, duke i dhënë të drejtën për zhvillimin dhe menaxhimin e këtij kompleksi turistik.
Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor i ka ftuar të hënën investitorët e interesuar ndërkombëtarë me përvojë në fushën e turizmit që të bëjnë vlerësimin para shpalljes së tenderit për ndërtimin e më pas menaxhimin e komplekseve natyrore turistike në bregdetin Adriatik.
Si mjedis për zhvillimin e turizmit të lartë është e njohur Ada.
Qeveria e Malit të Zi, e cila është pronare e kësaj ujdhese me një sipërfaqe prej 520 hektarësh, synon të nënshkruajë kontratën për dhënien me koncesion shumëvjeçar të rreth 100 hektarëve të kësaj ujdhese, duke i dhënë të drejtën për zhvillimin dhe menaxhimin e këtij kompleksi turistik.
Në bazë të konkursit, Qeveria është e gatshme të shqyrtojë dhe të bisedojë edhe për dhënien me koncesion të të gjithë ujdhesës, në rast se koncesionari konsideron se për të është përparësi që ta mbajë Parkun natyror në një sipërfaqe prej rreth 350 hektarësh të pasur me biodiversitet.
Sipërfaqja prej 480 hektarësh e ujdhesës Ada, e cila është ofruar për dhënie me koncesion, është e paprekur dhe është mjedis unik në bregdetin malazias, e cila ofron mundësi për investitorët dhe ndërtuesit potencialë, investitorët e njohur për brandy-n e tyre, si dhe turistët e ardhshëm.
Me Master Planin rajonal për Ulqinin është parashikuar që në Adë të zhvillohet turizmi i lartë, si dhe ndërtimi i 2.5 mijë shtretërve, në varësi të llojit të kompleksit që do të ndërtohet.
Po ashtu është parashikuar që kompleksi të ketë një apo më shumë hotele me katër deri pesë yje, të cilët do të funksionojnë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe të cilët do të menaxhohen nga tur-operatorë të njohur ndërkombëtarë.
Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor ka shpjeguar se do të shqyrtohet edhe mundësia e ndërtimit të vilave dhe formave rezidenciale të banimit me një afat shumëvjeçare, si pjesë e një plani integral, i cili do të përfshijë edhe tokën adekuate për ndërtimin e objekteve për rekreacion dhe pushim.
Nga koncesionarët pritet që të shfrytëzojnë arkitekturën dhe projektimin në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, por edhe stilin që është në pajtim dhe plotëson rrethin natyror.
Koncesionari do të jetë i obliguar të paguajë shumën vjetore për koncesion në bazë të qarkullimit financiar, kurse do të parashikohet edhe çmimi minimal vjetor për koncesion. Koncesionari do të duhej të ofrojë planin e investimeve për periudhën trivjeçare nga koha e nënshkrimit të Kontratës për dhënien me koncesion.
Shuma, afatet kohore si dhe investimet të cilat do t`i propozojë koncesionari do të paraqesin kriter të rëndësishëm gjatë vlerësimit të ofertës.
Si alternativë të dhënies me koncesion shumëvjeçar, Qeveria ruan të drejtën që deri në fillim të fazës së dytë të shqyrtojë dhe realizojë modelin xhoint vener, nëse ai është në interesin e shtetit dhe qytetarëve.
Ofertuesi ose njëri prej anëtarëve të konsorciumit, që do të japin ofertë duhet të jenë operatorë të njohur turistikë ndërkombëtarë, i cili është i njohur si operator i suksesshëm i komplekseve turistike.
Ofertuesi duhet të tregojë synimin dhe aftësinë që në tërësi dhe në afat të kryejë projektin e propozuar, si dhe që i posedon paratë për financimin e projektit në pajtim me dinamikën e parashikuar.
Investitorët e interesuar me përvojë në fushën e projektimit, ndërtimit, menaxhimit dhe reklamimit të komplekseve ekskluzive turistike duhet që deri më 5 maj të shfaqin interesimin e tyre.
Nga secili ofertues kërkohet të dorëzojë propozimin financiar që duhet të përfshijë afatin e parashikuar të koncesionit, shumën e ofruar për koncesion, strukturën, kushtet dhe afatet kohore.
Tenderi publik për valorizimin turistik të Adës dhe mjediseve të tjera do të duhej të shpallen në pjesën e parë të muajit qershor.
Pas zgjedhjes së ofertuesit më të volitshëm, me ofertuesin e zgjedhur do të fillojnë bisedimet, të cilat do të duhej të rezultonin me nënshkrimin e kontratës.

(Kohapress)