Sot në Trieste fillon kampionati europian në karate për kadetë dhe juniorë

February 21, 2008   | Sporti / Sport

kreshnik tahiri_KK”uLQINI”Tahiri dhe Beganoviq përfaqësojnë Malin e Zi në Triest
Podgoricë – Përfaqësuesja e Malit të Zi do të marrë pjesë në Kampionatin Europian në Karate për kadetë dhe juniorë, i cili mbahet në Trieste. Kampionati fillon sot dhe do të zgjasë deri të dielen.
Në mesin e karateistëve që do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi në këtë kampionat janë edhe Kreshnik Tahiri nga KK “Ulqini” dhe Anel Beganoviq nga KK “Buduqnost”, i cili për shumë vjet ka mbrojtur ngjyrat e KK “Albulena”. Të dy këta garues janë kampionë të shumëfishtë në kampionatet kombëtare dhe kanë fituar shumë medalje edhe në arenën ndërkombëtare.
Beganoviq do të konkurrojë në grupmoshën e juniorëve, në luftën individuale, në kategorinë deri 80kg, kurse Tahiri do të konkurrojë po në grupmoshën e juniorëve, në lufta individuale, në kategorinë mbi 80kg.
Përveç pjesëmarrjes individuale, Tahiri dhe Beganoviq do të përfaqësojnë Malin e Zi edhe në luftën ekipore.
(Kohapress)

YouTube Preview Image