Djukanovic kryeministër, ashtu siç edhe pritej

February 22, 2008   | Politika

Milo Djukanovic1Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ia besoi mandatin qeveritar liderit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ish-kryeministrit, Milo Djukanovic. Vujanovic për 28 shkurt ka caktuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilën do të zgjidhet qeveria e re. Duke arsyetuar vendimin e tij, Vujanovic pohoi se Djukanovic “kreu detyrën e kryeministrit dhe të kryetarit në periudhën më të vështirë të historisë moderne malazeze”, por edhe se, duke kryer këto detyra “kontribuoi pamasë në respektin dhe afirmimin ndërkombëtar të Malit të Zi”. Ai shtoi se është i sigurt që “qeveria do të jetë maksimalisht e përkushtuar për vazhdimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, që paraqesin nevoja të domosdoshme dhe interesa të Malit të Zi”. “Jam i bindur se si kryeministër ai do të jetë maksimalisht i përkushtuar për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të Malit të Zi dhe për afirmimit e dimensionit social të vendit tonë, meqë ato edhe janë qëllimet tona aktuale primare”, përfundoi Vujanovic.

Gazeta Express