Pse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?!

February 22, 2008   | Shtypi / Mediji

Camaj LDMZPse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?! – Ishte kjo pyetje e shtruar në të perditshmen “Vijesti”.
Pavarësia e Kosovës ishte shkak festimi nga të gjithë shqipëtarët dhe pak a shumë u festua në gjithë botën ku ata edhe gjinden. Mediat shfaqen inserte të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Sh.B.A. etj. I vetmi vend i cili mban një numer të madh shqipëtarësh dhe nuk festoj publikisht ishte Mali i Zi. Ndoshta kjo ishte rezultat i deklaratave të z. Ferhat Dinosha i cili këshillonte vëndbanorët shqipëtarë të festonin brënda shtëpise së tyre të ju shmangen incidenteve, meqënse Mali i Zi është multinacional dhe vëndbanoret (jo-shqiptare) mund të ofendohen. Sipas z. Dinosha kjo është mënyra e vetme për progresimin e relatave multietnike dhe multikulturore në Mal të Zi.
Megjithëse paqa dhe mirkuptimi janë të domosdoshme, komentet paraprake zgjojnë pyetje të shumëfishta. Çfar kuptimi ka festimi brënda shtëpisë? Valle a u duhet shqipëtarëve leja që të festojnë? Perse duhet të jenë shqipëtarët të turpruar për një festim të tille?
Çlirimi i një populli nga rezhimi i ashper është shkak festimi jo vetem për shqipëtarët e Malit të Zi (Malësorët) po edhe fqinjët e tyre që kanë ndjenja dhe dinjitet. Në qoftë se festimi i shqipëtarëve krijon zhurmë atëherë perse lejohen protestat publike??? Protestat i konvenojnë një pjesë të popullit megjithatë tjetres jo.
Kuptohet se Z.Dinosha nuk deshiron ti shqetësoj fqinjët, megjithatë është absurde që të këshilloj shqiëtarët të mbyllen në shtëpi dhe të festojnë në qetësi diçka që ndodhë një herë në jetë. Pse? Sipas tij shqipëtarët kanë gjëndje shumë të volitshme në Mal të Zi. Atëherë pse ka ai mëndim aq të ultë për vete dhe bashkatëdhetarët e tij? Shqipëtarët nuk janë egersira, janë njerëz sikur edhe të tjeret. Një festimi të tillë duhet ti bashkangjiten edhe fqinjët e jo të mbyllen në shtëpia sikur të kishin ndonjë sëmundje ngjitëse. Denis Perkovi? VIJESTI 21.02.2008

www.malsia.org/