Ulqin:Kokteji i Pavarësisë së Kosovës në hapësirat e Forcës

February 23, 2008   | Shtypi / Mediji

Nazif Cungu01Mbrëmë në hapësirat e Forcës u shenua dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në koktejin që u organizua me këtë rast morrën pjesë një numer i madh i të qytetarëve. Në praninë e disa mediave nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria, kryetari i Forcës lexoi nje fjalim të përgaditur me këtë rast.
Forca Rinore përgaditi një tortë të cilën e quajtën “Torta e pavarësisë” dhe solemnisht u nda. Kështu deri në orët e vona u festua me muzikë, pije dhe shoqërim.
Në vijim mund të lexoni edhe tekstin e lexuar nga Kryetari Nazif Cungu.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Sot është dite Historike për popullin e Kosovës dhe për ketë arsye jemi mbledhur këtu që edhe ne ta festojmë së bashku kur edhe populli Kosovar dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë festojnë.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një realizim i ëndrrave shekullore te Shqiptarëve kosovar.
Janë NDODHI te rralla ne histori kur krijohen shtete te reja dhe Kosovës i dëshirojmë CDO TË MIRË, fat të mirë, paqe dhe begati për te gjithë popujt e saj.
Gjithashtu i dëshirojmë që sa më shpejt që është e mundshme, Kosova, Mali i Zi Serbia, Bosnja, Maqedonia,Shqipëria me të gjithë shtetet e rajonit të bashkohemi ne familjen e madhe te popujve dhe shteteve në Evropën e lire dhe demokratike.
Pavarësia e Kosovës është edhe akt final i shpërndarjes dhe dezintegrimit te Jugosllavisë socialiste. Populli i Kosovës i përballoi stoikisht shumë tortura dhe kërcënime gjatë shekullit XX.
Spastrimet etnike të viteve1912-13,që vazhduan në mbretërinë e ish-Jugosllavisë.
kulmin e pati në vitet 80-90 të shekullit të kaluar. Këtyre të fundit jemi dëshmitar edhe ne.
Mbyllja e shkollave dhe universiteteve, shtypit, përjashtimi nga puna si dhe përpjekja e pasuksesshme për spastrimin etnik (afër një milion kosovarë u dëbuan nga trevat e tyre). Ishte ky aktiviteti më i organizuar në Evrope prej nga fundi i Luftes II Botërore për ndryshime etnike. Mijëra Kosovar, fëmije dhe gra pleq dhe burra kanë humbur jetën në at lufte.
Historianet do të japin vlerësime me të mira për kushtet dhe arsyet e krizës së ish Jugosllavisë.
Luftërat e viteve ’90 prej Sllovenisë , Kroacisë, dhe Bosnje edhe pse këtyre shteteve ja mundësuan pavarësinë nuk rezulltuan ne rrëzimin e diktatorit serb. Aq më pak edhe ideja nacionaliste nuk ishte e luftuar deri në fund.
Vetëm kriza e Kosovës e viteve 98 si dhe intervenimi i NATO-se në vitin 99 rezultoi me lirimin e Kosovës.
Populli i Kosovës dhe shqiptarët në fund të mijëvjeçarit fitoi një aleat të fuqishëm – SHBA-ne.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dedikohet një faleminderit i veçantë dhe i përjetshëm. Pa angazhimin e tyre si dhe Britanisë së madhe ende ky problem do të ishte i pazgjidhur.
Ato e bënë ketë për të mbrojtur të drejtat njerëzore që në këto troje shumë shpesh ishin të shkelura. Për ketë arsye në udhëheqësin e Kosovës është përgjegjësi edhe më e madhe që ti respektoj principet për te cilat edhe Amerika edhe Evropa i përkrahu.
Besoj që me pavarësinë e Kosovës i tërë rajoni i Ballkanit do të filloj një periudhë të re , që do të karakterizohet me zhvillim si ekonomik ashtu edhe demokratik.
Kosova duhet të respektojë të drejtat e të gjitha grupeve etnike, normat demokratike dhe në shumicën shqiptare të Kosovës do të jetë edhe përgjegjësia për arritjet e Kosovës në të ardhmen.
Koha e shovinizmit ka kaluar.
Ka ardhur koha e paqes e bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Serbia sa më shpejt që do të pranoj realitetin e ri, Kosovën e Pavarur aq më shpejt do të niset të kthehet në atë çka është edhe i natyrshëm: një shtet i fuqishëm ballkanik: si në sferën ekonomike, kulturore etj. Një shtet nga i cili edhe rajoni do të ketë dobi dhe në të cilin mbështetet dhe me të cilin bashkëpunon.
Nuk e kanë të drejt ato që kundërshtojnë pavarësin e Kosovës.
Kjo e drejt është bë tani e natyrshme dhe normale
Nga Kosova e pavarur nuk kanë rrezik as Maqedonia e as Serbia.
Shqiptarët kurr nuk do të jenë as fundamentalist e as hegjemonist.
Ne jemi popull i vjetër evropian me kulture dhe tradite mijëvjeçare. Shqiptarët në Ballkan janë dhe do të jenë paqedashës dhe nuk do të jenë kërcenim për paqe ne rajon.
Ketë e kemi dëshmuar edhe ne , shqiptarët e Malit te Zi të cilët kemi dëshmuar kapacitet demokratike duke respektuar shtetin dhe duke ruajtur marrëdhëniet të mira ndëretnike në të gjithë trevat ku jetojmë.
Dhe besojmë që është koha si gjithë popujt evropian,të gëzojmë parimet dhe arritjet e përbashkëta demokratike.

Edhe një here
Ju ftojë të ngrejm një dolli për Popullin e Kosovës dhe për Pavarësinë e Saj.
Gëzuar.

Kryetari i partisë FORCA
Nazif Cungu

 

 

 

 

 

 

Autor Iliriana Sula