Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, përgëzoi drejtuesit më të lartë të Kosovës me rastin e shpalljes së Pavrësisë së Kosovës

February 24, 2008   | Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA.Pavarësia, gëzim edhe për shqiptarët në Mal të Zi
Ulqin – Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, u dërgoi telegram urimi drejtuesve më të lartë të Kosovës, Presidentit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilët i përgëzoi me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës ka krijuar gëzim dhe festë të madhe edhe në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi. Presim që Kosova e pavarur të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, i gatshëm për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet përreth. Ju siguroj se do të punojmë për fqinjësi të mirë të Malit të Zi me Kosovën”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit.

(Kohapress)