Lideri I Alternativës Shqiptare përgëzon popullin e Kosovës Me Rastin E Pavarësisë

February 24, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Vasel SinishtajLideri i Alternativës Shqiptare dhe deputeti i saj në Parlamentin e Malit të Zi, përmes një kumtese për opinion, përgëzoi të dielën popullin e Kosovës, liderët e saj politikë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për shpalljen e Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës.
“Në emër të kësaj dite historike - Ditës së Pavarësisë, popullit të Kosovës, liderëve politikë të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden nga zemra ju uroj themelimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan dhe integrimin e suksesshëm në familjen e madhe të popujve modernë europianë”, thotë Sinishtaj.
Ai ditën e 17 shkurtit 2008 e cilësoi ndër ditët më të mëdha në historinë e mbarë kombit shqiptar.
“Që nga periudha kur përfundoi epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shqiptarët kanë përjetuar vetëm dy momente të gëzuara historike. I pari ishte shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe momenti tjetër është ky - shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Sinishtaj.
Deputeti i Alternativës Shqiptare vlerësoi se me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga institucionet më të larta shtetërore të Kosovës korrigjohet padrejtësia që i është bërë popullit shqiptar në vitin 1912.
“Prej kësaj dite çdo pikë loti e fëmijëve apo nënave shqiptare, çdo jetë e flijuar për liri të Kosovës, mbetet gurthemel për shtetin tonë të përbashkët, sepse kufijt administrativë në të ardhmen do të kenë vetëm kuptim simbolik”, përfundoi Sinishtaj.
gj.gj.
www.koha javore.cg.yu

Comments

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!