Dinosha: Mali i Zi sivjet ta njoh pavarësinë e Kosovës

February 28, 2008   | Politika

Ferhat Dinosha01Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë të mërkurë se pret që Mali i Zi sivjet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se ky akt do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale malazeze që do të mbahen më 6 prillit të këtij viti”.
Mali i Zi zyrtar menjëherë pas 17 shkurtit ka thënë se nuk do të ngutet e as do të vonohet me vendimin rreth çështjes së Kosovës.
“(Mali i Zi)…do të ndjek qëndrimin e Bashkimit Evropian ,si dhe do të vlerësojë raportet e brendshme politike, sidomos do të ruajmë marrëdheniet shumë të mira të serbëve me shqiptarët në Mal të Zi”, u ka thënë personaliteteve më të larta të Brukselit, Javier Solana dhe Olli Rehn, një ditë më parë kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic. Sipas ti, rrezikimi i këtyre raporteve do të rrezikonte edhe qëndrueshmërinë e brendshme të Malit të Zi.

http://gazetastart.com/