Oli Rehn kërkon nga Maqedonia dhe Mali i Zi të mos hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës
February 28, 2008 by Ulqini
Filed under Bota / Svijet
Komisioneri evropian për zgjerim Oli Rehn iu ka bërё thirrje vendeve anëtare të BE-së që tё njohin pavarёsinё e Kosovёs. “Tani më shumë se 12 vende tё BE-sё e kanë njohur pavarёsinё, andaj shpresoj se edhe tek vendet tjera do të dominojë maturia dhe do ta përcjellin shembullin e këtyre tё parave”, ka thёnё Olli Rehn. Ai u takua të martën me kryetarët e Maqedonisë dhe Malit tё Zi, dy vende këto fqinje tё cilat edhe mё tutje po hezitojnë për ta njohur shtetin e ri të Kosovës. Kryetari maqedonas Branko Crvenkovski ka thёnё se Maqedonia ,si shtet kandidat pёr Bashkimin Evropian dhe NATO, ёshtё e obliguar qё ta pёrcjellё politikën e pёrbahskёt. Por, sipas tij, mungon konsensusi i plotë nё këto dy struktura, sa i përket Kosovës. Crvenkovski është shprehur se “ne jemi tё obliguar qё tё marrim parasysh edhe interesat kombëtare dhe ato shtetërore. Maqedonia do të marrë vendim nё momentin kur konsiderohet se ёshtё mё i përshtatshmi pёr interesat e shtetit”. Nga ana tjetёr, Hezitimet e shtetit tё tij qё ta njeh Kosovën si shtet i pavarur, Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i arsyeton me stabilitetin e brendshëm. Ai deklaroi se duhet tё merren parasysh edhe raportet nё mes tё shqiptarëve dhe serbëve qё jetojnë nё Mal tё Zi, por edhe ruajtja e atmosferës multifetare dhe multikulturore qё dominon nё vend. “Ne nuk do marrim vendime tё nxirtuara, por do ta mendojmë mirë dhe do ta shpalosim vendimin tonë nё momentin e pёrshtatshёm pёr Malin e ZI’, u shpreh Vujanoviq.



Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!