Si të tërhiqen investimet e huja në Komun të Ulqinit ?

February 28, 2008   | Turizmi / Turizam

Plazhi Madhë_ulqinEkonomia ulqinake karakterizohet me rritje të vogël (në mungesë të të dhënave zyrtare shumë herë manipulohet me këto shifra deri sa qeveritarët thonë se ka rritje, pjesa tjetër mendojnë që ka rënie të ekonomisë,por më së miri tregon fakti që fuqia jonë blerëse ka rëne dukshëm në kohët e fundit), dhe me një nivel të ulët të prodhimit idustrial,nivel të ultë të investimeve, e sidomos investimeve të huaja në komun të Ulqinit.Sot ma shumë se kurrë ulqinit i duhet kapitali i huaj, kapital i cili do të ketë efekte multiplikative,ku për ne si ulqinak,investimet e huaja do të ishin alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik e pse mos të themi se investimet e huaja do të ishin alfa dhe omega e zhvillimit të Mali të Zi në të gjitha aspektet. Për kohën në të cilën ne ndodhemi, të gjitha vendet e rajonit dhe më gjërë kanë bërë ligje dhe politika të ndryshme vetem dhe vetëm për ti shijuar përparësitë që sjellin investimet e jashtme. Ne duhet pranuar se Ulqini është vendi me thithjen më të vogël të investimeve të huaja Direkte në Evropë e ndoshta edhe në botë,kurse në rajon Ulqini asht një ndër komunat e varfra në Mal të Zi, ku duhet të theksojmë se pa to nuk ka transferim të dijes, teknologjisë,vende të reja pune për rreth 50 % të pa punët e vendit tonë,dhe nuk do të ketë prodhim vendor për të eksportuar dhe për të prishur balancin e tmerrshëm në mes eksportit dhe importit. Mali i zi tashmë ka një legjislacion të kënaqshëm rreth investimeve të huaja ku në kontekst komperativ me rajonin nuk gjendet larg në këtë fushë, mirëpo problemi qëndron në rrafshin operaional – legjislacioni ekziston por nuk funksionon si duhet. Institucionet tona mungesën e investimeve të huaja deri në vitin 2006 e kanë lidhur me statusin e pazgjedhur politik,dhe mbeti te shifet që pas zgjedhjes se statusit “2006 ku Mali i Zi”fitoj pavarësin dhe mbeti uzdaja se në fushatën e investimeve kjo do ndryshoj. Por, arsyet për mungesen e Investimeve të huaja janë shumë më komplekse!Nëse këtë problem e trajtojm në kontekst koperativ me rajonin shifet se ne jemi largë tërheqjes së investimeve të huaja në Ulqin, ku rajoni ka thithur me miliarda euro investime të huaja por, atje ka ndodhur ajo që duhej të ndodhë politika për tërheqjen e investimeve të huaja, në pothuajse të gjitha vendet e rajonit duke e parë rëndësinë e investimeve të huaja kanë thurur ligje dhe politika të ndryshme që janë në funksion të tyre por në këto vende të rajonit ka edhe operacionalizim të atyre politkave dhe si rrjedhojë ka edhe vërshim të investime të huaja, kurse ne jemi shumë, shumë larg këtyre shumave, madje madje te ne është vështirë edhe të dihet se në çfarë mase janë prezente investimet e huaja sepse nuk ka ndonjë bazë të të dhënave rreth statistikave të tyre në Mal të Zi.Sot më shumë se kurrë, qeveria duhet të involvojë njerëz profesionist,njerzë të cilët dinë se çka duhet dhe si të veprohet në këtë proces dhe ta hartojë një strategji për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Ulqin, dhe për deri sa nuk ka strategji të tillë,Ulqini do të jetë e këtillë çfare është, do të jetë vendi me më së paku investime të huaja dhe si rrjedhojë do të jetë vendi me i pazhvilluar në rajon dhe më gjërë.Koha është për të menduar për Ulqin – vepruar më ndryshe për Ulqin.

http://video.google.com/videoplay?docid=-4238476290706707223
1