Mund të bëhet Mali i Zi një tjetër Monako?

February 29, 2008   | Turizmi / Turizam

Duke gëzuar ndërkaq një bum pronësie dhe të ardhura të rritura nga turizmi, vendi po kërkon të tërheqë investimin e madh të huaj. Me bregdetin e vet spektakular dhe brendësinë e thyer malore, Mali i Zi e sidomos Ulqini ka një potencial të madh turistik. Tani që republika ka fituar pavarësinë nga bashkimi i mëparshëm shtetëror me Serbinë, disa thonë se ai mund të bëhet një tjetër Monako. Shembujt janë të shumtë, mjafton vetëm të mendosh për Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, për përfitimin ekonomik të dalë nga turizmi ndërkombëtar. Mali i Zi i që sapo ka fituar pavarësinë është i gatshëm të kapë mundësinë. Duke hedhur poshtë parashikimet se referendumi i pavarësisë në maj do të shtinte paqëndrueshmërinë, Mali i Zi në fakt pa të rritet numri i vet i turizmit këtë verë. Aktualisht, një turr i çmendur është në blerjen e pronave ndërsa qeveria ka ndërmarrë bërjen e investimeve atje aq pa dhimbje sa mundet. Të ardhurat mund të priten të rriten për vit dhe shifrat e investimeve, të ushqyera nga bumi masiv i pronës, janë përshtypjelënëse. Me të vërtetë, Mali i Zi zë vendin e tretë në Evropë lidhur me ivestimet e drejtpërdrejta për frymë. Deri tani, rusët kanë qenë lojtarët kryesorë ne Mal të Zi e sidomos në Ulqin. Me investime që llogariten në 2 miliard $, ata mbizotërojnë një pjesë të madhe të ekonomisë nacionale malazeze.Jo gjithkush në Malin e Zi është krejtësisht i kënaqur me kaq shumë para ruse që dynden dhe qeveria ka kërkuar shumëllojshmëri. Ata që janë kritikë ndaj rusëve shprehin dyshimin në se do të mbahen premtimet veçanërisht garancitë mjedisore. Rusët llogariten gjithashtu për normën më të madhe të rritjes midis turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa shpesh perceptohen si mbizotërues të industrisë, situata aktuale është më komplekse. Sllovenët për shembull, kanë ngritur një hotel të ri bregdetar në Sveti Stefan. Një interes irlandez ka sjellë Hotel Fjord në Kotor dhe Beppler dhe Jacobson të Britanisë kanë bërë një investim të madh në një vendpushim ujrash termale në Kolashin. Megjithatë, qeveria malazeze ka vazhduar të kërkojë diçka më të madhe nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar nga një anije lufte herë pas here për një vizitë të shkurtër por çuditërisht pak investim të huaj. Malazezët shpresojnë me gjasë se anëtarësimi në NATO dhe një udhë e shpejtë e mundshme në BE do t’u japë atyre më tepër dorë për të tërhequr kapitalin perëndimor dhe për të reduktuar vartësinë nga Rusia. Tani duket se investimi i madh ka arritur më së fundi. Një marrëveshje është përfunduar me Peter Munk, një nga industrialistët kryesues të Kanadasë dhe kryetari i prodhuesit më të madh botëror të arit, Barrick Gold. Munk zotëron gjithashtu një pjesë të TriGranit Development Corporation në Budapest. TriGranit e ka ngritur tashmë veten si zhvilluesi kryesues i rajonit, me projekte të suksesshme të përfunduara ose në vazhdim në Bullgari, Hungari, Poloni, Slloveni, Rumani dhe Rusi. TriGranit ka gjithashtu plane të ardhshme zhvillimi në Malin e Zi. Në fund të tetorit, Munk përfundoi bisedimet me qeverinë mbi blerjen e një ndërmarrjeje të vjetër anijendërtuese dhe bregu detar dikur të kontrolluar nga ushtria jugosllave, në një vend të mrekullueshëm në gjirin e Kotorrit në afërsi të një aeroporti. Marrëveshja shtron udhën për zhvillimin e një porti të madh jahtesh në qytetin bregdetar të Tivatit. Munk vë në dukje se investimi ka potencial të madh transformues dhe se planet e tij nuk janë tipike. “Nuk është se një fabrikë po ndrron zot. Ne po vendosim një industri krejt të re e cila do ta lejojë Malin e Zi të jetë konkurrues me portet më të suksesshme të jahteve në Mesdhe,” thotë ai. Niveli i investimit në turizmin ndërkombëtar do të krijojë potencial të madh për njerëzit në rajon, shton Munk. Për Malin e Zi, burimet brenda e jashtë qeverisë thonë se investimi i Munk është më shumë se një projekt tjetër turistik. Ai është investimi i parë thelbësor nga Perëndimi dhe një i cili duhet të shërbente si katalizator për më shumë nga këto investime. Munk ka në plan të rizhvillojë tërësisht një vend 24 hektarësh në portin më të madh e luksoz të jahteve në Mesdheun lindor, me mbi 700 vende ankorimi. Ai pritet të tërheqë një klientelë të sofistikuar dhe kjo është në përputhje me disa nga prirjet e përgjithshme në strategjinë e turizmit të Malit të Zi. Investimi do të sjellë përmirësime të mëdha të infrastrukturës. Në thelb, një Tivat krejt i ri do të dalë gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Stadi i parë i investimit është 150 milion $, me një kosto të përgjithshme prej 500 milion $ sapo projekti të kompletohet. Hapi i parë i madh është të vihet në rregull shtëpia mjedisore e Tivatit. Vitet e ndërtimit të anijeve dhe veprimtarisë ushtarake kanë lënë një gjurmë të thellë në gjirin e Kotorit. Në bashkëpunim me EBRD dhe Bankën Botërore, do të nisë një pastrim mjedisor.