Alarm i rrejshëm për bombë në Kuvendin e Malit të Zi

March 1, 2008   | Shtypi / Mediji

SKUPŠTINA CRNE GOREKuvendi i Malit të Zi ndërpreu seancën e së enjtes rreth orës 17:30, pas thirrjes anonime se në ndërtesë është vendosur një bombë, megjithëse më vonë doli se alarmi ishte i rrejshëm.
Pas hetimit të detajuar që e kryen njësitet speciale të policisë u vërtetua se në ndërtesë nuk kishte asnjë lloj eksplozivi, kështu që deputetët, personeli dhe gazetarët u kthyen në hapësirat e Kuvendit. Menjëherë pas thirrjes seanca u ndërpre, kurse deputetët, personeli dhe gazetarët u evakuuan nga ndërtesa e Kuvendit dhe disa rrugë përreth Kuvendit u mbyllën.
Trafiku u normalizua diku pas orës 18. Seanca, në të cilën po diskutohet për mandatarin e ri të qeverisë, Milo Djukanoviq, dhe për ekspozeun e tij, pritej të vazhdonte gjatë ditës së premte.

Gazeta Express