Jep dorëheqje këshilltari i PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit

March 3, 2008   | Politika

Kolë LulgjurajSinishtaj: Të shkurtohet mandati i Kuvendi
Tuz- Pas dorëheqjes së këshilltarit të PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit, javën e kaluar që së bashku me LD-në dhe IQ-në përbënin shumicën në Kuvendin e kësaj komune është për t`u pritur kriza, por ekziston edhe mundësia teorike që të mos vihet deri te zgjedhjet e parakohshme. Siç është e njohur, e gjithë kjo ndodhi pasi që Lulgjuraj i kishte uruar Nikollë Camajt pavarësinë e Kosovës, në lokalet e LD-së. Më pastaj, Lulgjuraj në seancën e fundit të Kuvendit, (ku të pranishëm ishin edhe këshilltarët e IQ-së dhe LD-së, por jo të PSD-së, PDS-së, PB-së dhe UDSH-së), i revoltuar nga e gjithë ajo që ndodhi ditë më parë, u shpreh se Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të pavarur, nga Vasel Sinishtaj (IQ) nuk është me ligj, duke e quajtur atë si manipulim me qytetarët e Malësisë. Lulgjuraj tha se PSP dhe ai si këshilltar e ka propozuar – iniciativën për komunë të plotë – që është me ligj. Pastaj, ai nuk e kurseu as kryetarin e Kuvendit të Komunës Urbane, duke e akuzuar atë se ka dashur të punojë në interes të partisë në pushtet dhe për shërbimin shtetëror.Nikolë Camaj
Kolë Lulgjuraj, duke arsyetuar dhënien e përkrahjes si dëshirë e Malësisë, tha: “Sikur të kisha dashur të punoj për interesin tim, kisha shkuar me PDS-në dhe UDSH-në, që më ofruan shumë gjëra”. Në fund të diskutimit të tij Lulgjuraj bëri të njohur: “Prej sot nuk jam më këshilltar i PSP-së në këtë kuvend”, pastaj e braktisi seancën. Duke mos e pasur shumicën e këshilltarëve në sallë, Kuvendi për herë të tretë e ndërpreu seancën.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj akuzat e Lulgjurajt i quajti të pabaza dhe se nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. “Se sa mundet që “SNP”-ja (PSP) të akuzojë LD-në për kolaboracion me pushtetin, atë ia lëmë lexuesve”, deklaroi Camaj, duke shtuar se fjalët e Kolë Lulgjurajt personalisht i ka kuptuar si një shprehje mllefi, për të ndarë përgjegjësinë për atë që shkaktoi pakënaqësi në PSP.
Lindon Gjelaj

Duke marrë fjalën, Vasel Sinishtaj tregoi se nuk është i informuar se dikush mund të ketë ndikuar, ose bërë presion në Lulgjurajn, që ai të sillet ashtu. Ai kërkoi nga organet kompetente që të shkohet nga ajo që të shkurtohet mandati i këtij kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Klubit të këshilltarëve të IQ-së, Lindon Gjelaj njofton se qëndrimi i ASH-së është që bashkëpunim (në koalicion) me PSP-në, në të ardhmen nuk do të ketë, pa marrë parasysh se a do të vijë deri te zgjedhjet, apo jo.
rr.d.
www.kohajavore.cg.yu