Oli Rehn: Mali i Zi konstruktiv për Kosovën

March 9, 2008   | Lajmet / Vijesti

Oli Rehn u skupstinu crne goreGjatë një fjalimi në Kuvendin e Malit të Zi, Rehn tha se e kupton “ndërlikueshmërinë e raporteve” në Mal të Zi lidhur me përcaktimin ndaj pavarësisë së Kosovës
Eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn deklaroi sot se Mali i Zi ka pasur rol konstruktiv në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Malit të Zi, Rehn tha se e kupton “ndërlikueshmërinë e raporteve” në Mal të Zi lidhur me përcaktimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Ai më tej shtoi se BE-ja është e gatshme që Kosovës t’i ofrojë mbështetje të plotë për zhvillim ekonomik, sikur edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

www.balkanweb.com