Fuad Nimani priti të martën znj. Klaudia Luçiani, drejtoreshë e drejtoratit për bashkëpunim dhe çështje politike të këshillit të europës

March 10, 2008   | Politika

M_ Radovic - Klaudija LucianiMe rëndësi krijimi i Fondit dhe këshillave të pakicave
Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani me bashkëpunëtorët e tij priti të martën një delegacion të Këshillit të Europës, në krye me drejtoreshën e Drejtoratit për Bashkëpunim dhe Çështje Politike, Klaudia Luçiani.
Ministri Nimani shprehu kënaqësi për vizitën që delegacioni në fjalë realizoi në Mal të Zi. Ai i njoftoi mysafirët me hapat e deritashëm të ndërmarrë nga Mali i Zi në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pakicave.
Ministri Nimani nënvizoi sidomos rëndësinë e instituteve të reja që afirmojnë politikën e pakicave në Mal të Zi, si Fondi i Pakicave dhe Këshillat nacionale të pakicave.fuad nimani.02
Nga ana tjetër, znj. Luçiani e njoftoi ministrin Nimani me rekomandimet e pranuara të Këshillit të Europës dhe për dy raportet që Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave i dërgoi Këshillit të Europës, konkretisht Raportin për Konventën Kornizë dhe Raportin për zbatimin e Dokumentit për gjuhët rajonale dhe të pakicave.
Ajo shprehu bindjen se Mali i Zi do të propozojë së shpejti ekspertët në trupat punues të Këshillit të Europës në mënyrë që raportet e përmendura të shqyrtohen në organet e KE-së dhe t`i ofrojë ndihmë Ministrisë në hartimin e ligjeve kundër diskriminimit.
Dy palët shprehen kënaqësi për bashkëpunimin e deritashëm duke shpresuar se ai do të vazhdojë të jetë i frytshëm edhe në të ardhmen.
(Kohapress)