Kumtesë për opinion e këshillit për arsim të LD në MZ lidhur me 7 marsin – Ditën e Mësuesit

March 10, 2008   | Kulturë / Kultura

7 MARSI  DITË E MËSUESITLidhja Demokratike në Mal të Zi si parti politike, posaçërisht nacionale shqiptare, në programin e vet themelues, përcaktoi qartë që të shënojë në mënyrë të organizuar, solemne dhe publike festat kombëtare. Kështu për herë të parë, e para ishte LD në MZ, që publikisht për anëtarë dhe qytetarë organizoi manifestimin për nder të 28 Nentorit – Dita e Flamurit (1991) si dhe 7 marsin- Dita e Mësuesit (1991).
Sa i përket Ditës së Mësuesit, Këshilli për Arsim i LD në MZ, që ishte në kontinuitet organizatore e manifestimit që 17 vjet me radhë në të gjitha trevat shqiptare, këtë organizim do ta bëjë deri atëherë kur kjo t`u lejohet shkollave tona, çka dhe u takon.
Meqenëse në Komunën e Ulqinit, shkollat, arsimtarët e nxënësit sivjet do të bëjnë organizimin e shënimit të Ditës së Mësuesit, për çka i përgëzojmë, LD në MZ i njofton anëtarët e qytetarët, mësuesit e nxënësit, si dhe partitë politike se ky organzim do të jetë edhe për ne organizim oficial.
Në trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët, ku nuk do të ketë organizime të tilla, LD në MZ vazhdon të jetë organizatore e shënimit të kësaj dite të shënuar.
Keshilli për arsim shfrytëzon rastin që në emër të LD në MZ të gjithë mesuesve dhe nxënësve tzju urojë 7 Marsin – Ditën e madhe të Shkollës Kombëtare shqipe, thuhet në kumtesën për opinion të Këshillit për Arsim të LD në MZ.

(Kohapress)