Forca dhe Alternativa Shqiptare përkrahin Medojeviqin

cungu-sinishtajForca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare përkrahin Nebojsha Medojeviq si kandidat për Kryetarë të Malit të Zi në votimet që do të mbahen me 6 prill 2008. Ky prononcim u be ne konferencën e përbashkët për media të FORCËS dhe Alternativës shqiptare që u mbajt sot ne selinë e partisë Forca ne Ulqin. Gazetarëve u drejtua Kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe Kryetari i Alternativës dhe deputet ne parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj. Të pakënaqur me shkallën e demokratizimit të skenës politike në Mal të Zi në periudhën e ushtrimit të pushtetit nga PDS dhe partnerët e saj të koalicionit; të pakënaqur edhe me decentralizimin e pushtetit dhe me shkallën e zbatimit të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, jemi të bindur se është koha për ndryshime në jetën politike të Malit të Zi. Pjesëmarrja aktive e Shqiptareve në Mal te Zi ne rrjedhat politike, sidomos ne momentet vendimtare për themelimin e shtetit te ri, është bazë mbi të cilën duhet të vazhdojë kontributi jonë në demokratizimin dhe decentralizimin e mëtejshëm. Prej te gjithë popujve ne Mal te Zi, tek Shqiptaret u regjistrua shkalla më e lartë e shpernguljes, çka si pasojë ka rënjen e numrit të Shqiptarëve dhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së tyre në strukturën e popullatës në Mal të Zi. Në regjistrimin e vitit 1991 shqiptarët përbënin 7%, kurse në regjistrimin e vitit 2003 pësoi rënie në 5.03%. Edhe më indikativ është fakti se Ulqini është e vetmja komunë bregdetare në të cilën në këtë periudhë është zvogëluar numri i banorëve. Pushteti aktual i Malit te Zi, vite me radhë jep premtime për përmirësimin e gjendjes së popujve pakicë, por ato premtime realizohen pjesërisht dhe ne kohë te fundit nuk respektohet asnjë kërkesë ose marrëveshje. Vazhdimisht për trevat ku jetojnë Shqiptaret flitet për potenciale dhe perspektivë të madhe të zhvillimit, sidomos për Ulqin, por për fat te keq nuk ka asnjë investim kapital i cili dëshmon gatishmërinë dhe vendosmërinë e pushtetit për ndihmën të cilën duhet të afrojë për tejkalimin e problemeve të shumta zhvillimore. Pushteti aktual është përgjegjës për shumë dukuri dhe procese të cilët negativisht ndikuan në zhvillimin e popullit shqiptar në Mal të Zi, e sidomos:

  • Për procesin e privatizimit, i cili nuk ishte transparent dhe nuk siguroi pjesëmarrjen e pushtetit lokal dhe as investime të duhura që do të siguronin zhvillim ekonomik dhe punësim të popullatës, siç ka ndodhë në komunat tjera bregdetare,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për përcaktimin e kundërligjshëm të kufirit të të Mirave detare në Komunën e Ulqinit dhe për aprovimin e Planit me dedikim të posaçëm për të Mirat detare, me çka Ulqinit dhe banorëve të tij iu cenua e drejta kushtetuese që të planifikojnë vet hapësirën ku jetojnë dhe nga ajo të marrin të ardhurat që i takojnë.
  • Pushteti aktual është përgjegjës për pengesa politike gjatë proceseve të realizimit të kthimit të pronave në bazë të ligjit, si në Ulqin ashtu edhe në Malësi; përkujtoj se në njërin prej promovimeve politike në Hotel Albatros z. Gjukanoviq premtoi të kthehen pronat në Valdanos, por kjo nuk ndodhi,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për mosrealizimin e premtimit të mëparshëm që Tuzit dhe Malësisë ti kthehet statusi i komunës së plotë,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për keqtrajtimin e të burgosurve në aksionin “Fluturimi i shqiponjës” si dhe për zgjatjen e këtij procesi gjyqësor, Pushteti aktual është përgjegjës për aprovimin e Planit hapësinorë të MZ dhe mospërfilljen e mbi 700 kërkesave nga komuna e Ulqinit, me çka bëhet legjitim Plani me dedikim të posaçëm për të Mirat detare, bëhet devastimi hapësinor dhe ndryshimi etnik i popullatës.

Të bindur se është koha për ndryshime, Këshilli Qendror i Forcës se re demokratike dhe Keshilli Qendror i Alternatives Shqiptare një zëri aprovuan vendimin qe te mbështesin z-ni Medojeviq për Kryetar te shtetit te Malit te Zi. Dhe ftojmë votuesit tanë të na bashkëngjiten dhe votojnë Nebojsha Medojeviq duke rrumbullakuar numrin 1 ne fletëvotim.

  • Alternativa Shqiptare & Forca e Re Dempkratike

    Vasel Sinishtaj & Nazif Cungu

Audio inçizimi/cungu-sinishtaj. Ulqin 24.03.2008 © 2008 Forca e Re Demokratike

Comments

4 Comments on "Forca dhe Alternativa Shqiptare përkrahin Medojeviqin"

  1. Fadil on Sat, 29th Mar 2008 3:57 pm 

    Te nderuar zotrinje te FORCES e te Alternatives Shqiptare!
    Eshte per tu pershendetur bashkepunimi dhe bashkerendimi i veprimeve tuaja ne rafshin politik, me qellim te artikulimit te inetresave kombetare te shqiptareve ne Mal te zi, por nuk duhet patur shume shprese ne premtimet e politikaneve malazes, meqe te gjithe ne fushate elektorale dijne te premtojne, por kur vjen koha e realizimit ata behen te shurdher!
    Me shprese se premtimet e dhena (qe besoj se keni marre nga kandidati i theksuar, per perkrahjen qe i jepni) do ti realizoni, ju deshiroj suksese ne politiken tuaj ne perfaqesimin e denje te inetersave kombetare te vllezerve ne Mal te zi!

  2. neil on Sat, 29th Mar 2008 5:13 pm 

    ner ne ne ulqin ashte nji fjal popullore qi thot njerjuv kur nuk ka marr hjek edhe brekt edhe ksja partije politike nuk ka turp e flet per shtetit nuk te ka fja shteti pse ju nuk dini me udhheq shin tanene si kryetra qi je e pastaj ja len fjin shtetit votoni per medojevicin por mos vajton pastaj kur te fitoj aji se ner ne thoj qi dardha e ka bishtin mbrapa ato investime qi juve u merr mendja se kan me i ba medjovici mos te jan nga serbija si ne komunizem qi kan ardhe nga serbija e kan punu e kan zana vednte e punes ulqinkve e pastaj thoj se edhe ne jemi tash te ulqinit mos e purnu anmikun ne oborr se aji te hyn ne shpij kan than ner ne ne ulqin e ju jeni tuj jo tuj e pru ne oborr por direkt tuj e shtije ne shpij po me cudite shum fjalim i ktyre 2 personave te ksja partije se si kan ftyr te flasin nji gja te till se nuk shitet ftyra per nji vend punet apo nji funkcion qi kajn me e marr ato nese medojevici fiton po cuditem si kan harru shum shpjet rezhimin e miloshevicit qi ka ken ne funkcion e kush i ka pshtu shqiptart medovevici apo gjukanovici se si kur mos te kishte ken gjukanovici ne pushtet kurgja ma keq nuk kishte kene se ne kosove as ne ulqin por mos e haroni te shkuren se ju jeni tuj ja ba si thot nji fjal popullore dola lumin e ta dhjesha kalin tash tash qi ka kalu cdo gja e cdo e mir perje gjukanovicit tash jeni tuj i ra te mires me shqelim politike te fliqt paskni ju shqiptra trathtar lirishte mundume me ju qujt juve qi nuk dini se cka shte e mira edhe e keqa ky ashte komenti jem per ju

  3. Arta on Mon, 31st Mar 2008 1:08 am 

    I nderuar z.NEIL,
    Sikur të ishe kaq i zjarrt ti dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve sikur po e mbron Gjukanoviqin larg kishim mbërrijtur ne, por jo , ti me shokë mendoni që Gjukanoviqi na i ka fal të drejtat dhe e ka mbrojt kosovën , ndersa është e kundërta zotri, e vërtet është ndoshat vetëm ajo që Gjukanoviqi është ai që e ka ruajtur qetsin në Mal të zi , por është edhe nxenes i Mollosheviqit mos harro. Nuk të them këtë që të arsyetoj sjelljen e këtyre partive politike Forcës dhe ASH-së,sepse në qëndrimin e tyre më pëlqen vetëm ajo që kan marr guximin e ti thojn mjaft këtij regjimi(edhe pse dihet që nuk do të ndërrohet), se shqiptarët nuk jan të gjithë si ai “Klyshi i mirë” që ju shkon gjithmon mbrapa , pa marr parasysh se sillen ata, vetëm kaq , apër ndryshe zotëri, as ty dhe as mua as Gjukanoviqi apo Medojeviqi në ketë situat të shpërndar e të përçar si jena na shqiptarët në Mal të zi nuk do të na ndihmoj akush po si ndihmuam njeri tjetrit që të bashkohemi.
    Sa i përket thanjes popullore te na në Ulqin “Kalofsha lumi e të dh….. kalin”- analizije pak dhe kqyr për këto 17 vit kush është sjell ashtu me në pas çdo zgjedhjeje e referendumi. Të them unë z.Gjukanoviqi me shokë , premton para zgjedhjeve mashtron, pse, se na don , Joooo, por pse i duhen votat. E fundi fundit nuk mund të presim të na doj dikush tjetër ma shumë se e duam vetëveten

  4. Naqja on Sun, 6th Apr 2008 2:21 pm 

    Z.Nail,
    Pik se pari 80% cka shkruan nuk te marr vesh, a ngjan kjo pse nuk i respekton standardet e shkrimit apo po shkruan dicka qe nuk ka fare kuptim…
    Mendoj qe Alternativa dhe Forca kane vepruar ashtu si duhet, mjaft na kan genjyer.
    Keto dy subjekte politike po ndjekin nje rrug te mire drejt realizimit te drejtave te popullit shqiptar ne MZ. Vetem bashkpunoni e mos kqyrni inatet sic kan be subjentet politike shqiptare me te vjetra…
    tung!

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!