Kryeministri Berisha prit sot në takim Kryetarin e Unionit Demokratik të Malit të Zi

March 31, 2008   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Sali Berisha_Ferhat DinoshaKryeministri Berisha: Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ndodhen është në interes të mbarë kombit
Kryeministri Berisha prit sot në takim Kryetarin e Unionit Demokratik të Malit të Zi dhe delegacionin që e shoqëronte.
Pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi shprehu ngushëllimet e sinqerta për tragjedinë e Gërdecit si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi me familjarët e atyre që humbën jetën apo pronën e tyre gjatë shpërthimit.
Gjithashtu Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi shprehu vlerësimin pozitiv për reagimin e menjëhershëm të strukturave të shtetit shqiptar, fakt ky që tregoi se Shqipëria është e gatshme të përballojë me efikasitet momente të tilla tejet të vështira.
Kryeminstri Berisha i njohu shqiptarët nga Mali i Zi me ecurinë e operacionit për eliminimin e pasojave të tragjedisë, me punën e madhe dhe të rëndësishme të forcave të ushtrisë për pastrimin e zonës, me reagimin me efikasitet të sistemit tonë shëndetësor në trajtimin e të plagosurve.
Kryeminstri Berisha tha mbi situatën në Gërdec se pas situatës së vështirë dhe përfundimit të operacionit të shpëtim kërkimit, jemi në fazën e rindërtimit të zonës.
Kryeminstri Berisha dhe Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi u ndalën gjatë bisedës dhe në situatën politike në Malin e Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale atje.
Kryeministri Berisha u shpreh se bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ata ndodhen është në interes të mbarë kombit.

31/03/2008
Lajme nga Ministria al.