Ministri i Punëve të Jashtme,Lulzim Basha, u takua me Kryetarin e Unionit Demokratik të shqiptarëve në Mal të Zi,Ferhat Dinosha

March 31, 2008   | Rajoni / Region

Lulzim Basha_Ferhat DinoshaBasha, takon kreun e Unionit Demokratik të shqiptarëve në Mal të Zi
Sot, me datë 31.03.08 , Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Lulzim Basha, priti në një takim të vëçantë Kryetarin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Zotin . Ferhat Dinosha.
Në këtë takim, Zoti Dinosha shprehu solidaritetin për tragjedinë e Gërdecit, si dhe për të ofruar mbështetjen tonë për banorët e dëmtuar të kësaj zone. Po ashtu, zoti Dinosha shprehu vlerësime maksimale për angazhimin e menjëhershëm të autoriteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës së krijuar për shpërthuimit në Gërdec.
Ministri Basha, nga ana e tij, pasi falenderoi zotin Dinosha dhe gjithë shqiptarët e Malit të Zi për solidaritetin dhe mbështetjen e dhënë për tragjedinë e Gërdecit, pa përjashtuar dhe gatishmërinë e autoriteteve shtetërore atje, nënvizoi se Qeveria u angazhua maksimalisht, me të gjitha kapacitetet e saj, dhe aktualisht po punohet për stabilizimin e situatës dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
Ne takim bashkebiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime lidhur me situaten politike në Mal të Zi, Kosovë dhe rajon.