Ndahen Politikisht Shqiptarët në Mal të Zi

March 31, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Duket se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi dy parti shqiptare nuk do ta përkrahin Filip Vujanovic’in,por kundër-kandidatin e tij, Nebojsha Medojevic.Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,që mbahen më 6 prill,duket se një pjesë e shqiptarëve dhe boshnjakëve – votat e të cilëve në të gjitha zgjedhjet e deritanishme parlamentare dhe presidenciale,e sidomos në referendumin për pavarësimin e Malit të Zi, gjithnjë ia sollën fitoret koalicionit qeveritar – nuk do të votojnë për kandidatin presidencial të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Filip Vujanovic, por votën do t’ia japin kandidatit presidencial të Lëvizjes për Ndryshime (PP), Nebojsa Medojevic.Opinioni politik malazez u befasua mjaft shumë me deklaratat e Forcës së Re Demokratike (FORCA) dhe të Alternativës Shqiptare, të cilat publikisht i ftuan votuesit e tyre që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të përkrahin kandidatin e Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsa Medojevic.Liderët e këtyre dy partive, Nazif Cungu dhe Vesel Sinishtaj, theksuan se janë të pakënaqur “me nivelin e demokratizimit të skenës politike në Mal të Zi gjatë periudhës së qeverisjes së DPS me partnerët e saj të koalicionit, por edhe me nivelin e decentralizimit dhe të implementimin të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.“Rrjedhimisht, jemi të bindur se ka ardhur koha për ndryshime në skenën politike malazeze.Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve në ngjarjet politike në Mal të Zi, e sidomos pas krijimit të shtetit të ri,është një bazë e mirë mbi të cilën duhet të vazhdohet kontributi ynë drejt demokratizimit dhe decentralizimit të mëtutjeshëm”, deklaroi Cungu gjatë një konference për gazetarë.Sinishtaj ndërkaq u tha gazetarëve se “gjatë kësaj kohe forca policore po hyjnë në Malësi, po i arrestojnë e keqtrajtojnë, por edhe po i ofendojnë malësorët në baza kombëtare, ndërkohë që nga po i njëjti shtet, nga e njëjta prokurori dhe gjykatë, ende po mbahen në burg 11 banorë të Malësisë pas asnjë fajësi të dëshmuar”.Nazif Cungu_Vaselj Sinishtaj
“Fitorja e Medojevic’it do ta kishte ndryshuar pushtetin ngase shumë shpejt do të shpalleshin edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, në të cilat do të fitonte opsioni demokratik. Pas kësaj do të kryhej auditimi i privatizimeve të dyshimta, do të bëhej kthimi i tokave dhe do të kishim një komunë të plotfuqishme për Malësi,Guci dhe Petnjicë, por edhe s’do të kishim më të burgosur politikë”,konstatoi Sinishtaj.
Duke reaguar ndaj qëndrimeve të këtyre dy partive shqiptare, nga DPS u lëshua njoftimi, brenda të cilit shprehet dyshimi se lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojevic, “sipas të gjitha gjasave u ka premtuar liderëve të Forcës dhe Alternativës Shqiptare se, po qe se e përkrahin në zgjedhjet presidenciale,ai do t’i lirojë të arrestuarit gjatë aksionit ‘Fluturimi i Shqiponjës”, duke anashkaluar procesin gjyqësor që është në vijim,dhe se do të bëjë abolimin e të arrestuarve në këtë aksion, me të cilën gjë ai do ta shkatërronte sistemin gjyqësor, pra njërin nga themelet e secilës demokraci”.Zëdhënësi i DPS, Rajko Kovacevic,pohoi se thirrja e liderëve të Forcës dhe Alternatives Shqiptare qartëson se shkaqet për një veprim të tillë mund të kërkohen në atë se çfarë flasin aktivistët e tyre në terren. Megjithatë, Kovacevic mendon se liderët e Forcës dhe Alternatives Shqiptare në arsyetimin e vendimit për përkrahjen e Medojevicit votuesve nuk ua kanë sqaruan një “cikërrimë” shumë të rëndësishme, atë se si është e mundur që në raundin e dytë eventual ata ta përkrahin Medojevicin së bashku me ithtarët e Listës Serbe, në çka kandidati i Lëvizjes për Ndryshime gjithsesi që llogaritë.
“Pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarë edhe kësaj here, pa asnjë dilemë, do ta përkrahë kandidatin e DPS, Filip Vujanovic, të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po zgjedhin kryetarin e të gjithë qytetarëve malazezë”, i porositi Cungun dhe Sinishtajn, zëdhënësi i DPS. Jozyrtarisht, të enjten u kuptua se as Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale nuk do ta përkrahë kandidatin e DPS.Një burim brenda kësaj partie, lider i së cilës është Mehmet Bardhi, theksoi se “është e vështirë të besohet se cilido shqiptar në Mal të Zi mund ta përkrahë strukturën
aktuale qeveritare”.Partia Boshnjake, siç deklaroi para pak kohësh deputeti i saj, Kemal Purisic, në zgjedhje nuk do ta përkrahë drejtpërsëdrejti asnjërin kandidat, por do t’ua lë simpatizuesve që ata vetë të vendosin se cilin do ta përkrahin.“Disponimi është i tillë që ne të mos bëjmë thirrje që të votohet për asnjërin kandidat. Kjo aktualisht është mundësia më reale, dhe mendoj se ky do të jetë edhe vendimi përfundimtar i partisë.Me këtë propozim gjithsesi se do të shkojmë edhe në Këshillin Qendror,që do të mbahet dhjetë ditë para zgjedhjeve”, deklaroi Purisic.Ambasadori serb, pjesë e fushatës zgjedhore Befasi të madhe nxiti shfaqja e ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi, , gjatë konferencës për gazetarë të kandidatit presidencial,NebojshaZoran Lutovac Medojevic.
Prezencën e tij në fushatën zgjedhore,Lëvizja për Ndryshime e shfrytëzoi në masë të madhe në të gjitha tubimet parazgjedhore në të gjitha qytetet e Malit të Zi.Tubimet fillonin dhe mbaronin me xhirimin e po asaj press-konference dhe me rrëfimin për takimin e Medojevicit me ambasadorin Lutovac, ndërkohë që xhirimi nga konferenca po emitohet edhe në kuadër të programit politik në kanalet e shumta televizive.Ambasadori Lutovac me atë rast deklaroi se qëllim i tij primar është vendosja e raporteve sa më të mira mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe paralajmëroi se do të takohej “me të gjithë ata në Mal të Zi që mund të kontribuojnë përmirësimit të tyre”. Aktualisht opinioni është i informuar se Lutovac është takuar me kryetarin e DPS dhe të Qeverisë malazeze, Milo Djukanovic,por edhe me kandidatin presidencial të kësaj partie, me kryetarin aktual të vendit, Filip Vujanovic.Ajo që ende nuk dihet është nëse prapa të opinionit ambasadori i Serbisë ka pasur takime edhe kandidatët tjerë presidencial – Andrija Mandic dhe Srdja Milic, ngase për këtë sqarim ai nuk u shfaq në asnjë konferencë për gazetarë.Kush do të përkrahet nga pakicat .Ajo që dihet deri tani është e për Vujanovicin, përveç anëtarëve të partisë së tij, do të votojnë edhe ithtarët e partnerit të koalicionit,Partisë Socialdemokrate, megjithëse jo në masën si më përpara, sepse vlerësohet që një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së Krivokapicit e preferojnë ish-anëtarin Medojevic.Për Vujanovic pritet të votojnë edhe ithtarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës, ata të Iniciativës Qytetare Kroate dhe të partive myslimano-boshnjake.Medojevic ndërkaq llogarit në përkrahjen e pjesës së votuesve të rinj të DPS, të shumicës shqiptare dhe boshnjake, megjithëse kohë më parë paralajmëroi se pret edhe një përkrahje të madhe nga Partia Socialdemokrate e Ranko Krivokapic. Vetëm kandidati i Partisë Popullore Serbe, Andrija Mandic,nuk llogarit në votuesit që vijnë nga pakicat kombëtare, gjë që s’mund të thuhet edhe për kandidatin presidencial të Partisë Socialiste Popullore, Srdjan Milic.
Lajme nga Ulqini
Politika
Gazeta express


Në raund të parë fiton Vujanovic:
Filip Vujanovic me siguri do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, vlerëson Qendra për Demokraci dhe për të Drejtat e Njeriut në Podgoricë. Sipas hulumtimit të fundit të kësaj qendre, kandidati i koalicionit qeveritar, Filip Vujanovic, do të duhej që qysh në raundin e parë të fitonte 52.8 për qind të votave, ndërkaq kandidatët tjerë – Andrija Mandic, Nebojsa Medojevic dhe Srdjan Milic, 19.1 respektivisht 18.3 dhe 9.8 për qind të votave.