Reagim ndaj shkresës se UDSH-së-Degës së Malësisë,

April 2, 2008   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Nikolë Camaj_LDMZEdhepse heshtja do të ishte demanti më i mirë i shkresës në fjalë, jemi të detyruar të reagojmë vetëm për hirë se e shkruara mbetet. Duke filluar që nga titulli e deri te fjalia e fundit, teksti-pamflet i UDSH-së është tejet tedencioz, i pavlerë e madje edhe i pakuptimtë. Zotërinjtë, si duket nuk vlerësojnë se këshilltari ka peshën e vet, pa marrë parasysh nga i cili subjekt politik vjen, andaj edhe publikojnë një nonsens të tillë, se gjoja seanca e kuvendit, pa pjesëmarrjen e UD, qenka jolegjitime. Por as që mund të pritej diçka tjetër nga ata që ditën kur u mbajt seanca deklaruan se nuk do të marrin pjesë në Kuvend ku janë pjesëtarët e LD, IQ dhe PSP. Sipas tyre këshilltari i PSP-së qenka jolegjitim, apo nuk u dashka të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, apo, çka është edhe më keq, ai nuk e paska peshën e një mandati të plotë të këshilltarit, pasiqë UD e konteston shumicën! A mos zotërinjtë presin që si shumicë të instalohet UD me partenrët e vet? Droja është se do të duhej të pritet pak si gjatë! Zotërinjtë, do të duhej të pranojnë realitetin, se Kuvendi është legjitim kur në punën e tij marrin pjesë shumica e këshilltarëve dhe legjitimitetin e tij nuk e përcakton koalicioni midis subjekteve që marrin pjesë në Kuvend. Pra, kur ekziston kuorumi, Kuvendi vazhdon punën! Për këtë, zotërinjtë do të bënin mirë sikur të pyesnin njeriun e vetë, kryeadministratorin e Podgoricës, i cili është përgjegjës për ligjëshmërinë e punës në Kryeqytet dhe i cili me siguri nuk do të lejonte “parregullësitë” për të cilat flet UDSH-ja “shpëtimtare”!
E gjithë kjo ndodhë në kohën kur edhe UDSH e sheh se statusi i komunës urbane nuk është ajo që i vlen Tuzit e Malësisë, por tenton që, duke manipuluar të vërtetën, të kontestojë gjithçka që bëjmë në kuadër të mundësive që jep Ligji, i cili është vepër e tyre. Ata që kanë lidhur koalicion të çeliktë me grupacionin që na la pa komunë, që është përgjegjëse për torturën mbi të arrestuarit dhe familjarët e tyre në akcionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, me ata që kryen privatizimin plaçkitës e okupues të pronave shiptare në Mal të Zi, ata që instaluan shumicën damsjellëse në Kuvendin e Ulqinit (shih, atje paskemi shumicë legjitime e në Tuz, sipas tyre, jo!) e sa e sa të tjera, sot marrin guximin që plot mllef të akuzojnë dikën tjetër për manipulime. E gjithë kjo i ngjanë thënies kur hajni tregon me gisht në një kalimtarë të rastit duke bërtitur “mbajeni hajnin!”. Por, është i kuptueshëm nervozizmi i UDSH-së pasiqë ata, si duket, ishte në pritje të sindromit të Ulqinit, i cili megjithatë dështoi.Smail Çunmulaj
Plani financiar, e të tjerat mangësi të Ligjit mbi kryeqytetin, të cilat po dëshmohen përditë, e që janë produkt i politikës së tyre, produkt i atyre që pohojnë se Malësia nuk ka resurse dhe se do të përkrahnin komunën e plotë vetëm kur të dëshmohet se mund të vetëfinansohet, e që sipas tyre, kjo nuk do të ndodhë kurr. Përderisa në kryet e startegëve të Komunës urabne Dinoshë-Mugoshë, qëndron mednimi se Malësia ka vetëm disa kafene e asgjë tjetër, atëherë do të jetë pothuaj e pamundur që të njëjtit të binden për resusrset që vërtetë i posedojmë dhe është, pothuaj iluzore, të pritet që ata të shprehën ndryshe, përpos si u shprehen në pamfletin në fjalë. Besojmë se çdokush tashmë e ka të qartë se a është manipulim ky i UD-së apo angazhimi i denjë që të tillëve të mos u mundësohet të jenë në pushtetin lokal në Tuz, pasiqë ata definitivishtë do të cementonin pozicionin ton inferior ndaj Podgoricës. Se kush “vazhdon të krijojë tendosje edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, më së pakti mund ta flasë UD-shja! Ne UD-së i urojmë punë të mbarë në mbledhjen e votave për idolin e vet, për kryetar të Malit të Zi dhe në vetëdëshminë e patriotizmit në çështjen e Kosovës, se Malësinë, si duket, nuk e kanë preokupim. Në bazë të tezës “mendo globalisht e vepro lokalisht” është koha që patriotizmi të dëshmohet në raport me Malësinë e jo me Kosovën. Asaj i kemi ndej afër kur pati nevojë! Tash ne jemi në nevojë. Malësia pra është në nevojë. Kosova është kapitull i mbyllur dhe nuk ka nevojë që patriotizmi ynë të dëshmohet në mbrojtjen e sajë, por në mbrojtjen e interesave të Malsësië, Ulqinit, Krajës, Plavë-Gucisë e Rozhajës, çka nuk e zvogëlon aspak dashurinë ndaj Kosovës e as ndaj Shqipërisë. E interesat tona nuk mbrohen duke u hyrë në qejf atyre që, falë përkrahjes së UD, nuk i realizuan premtimet e dhëna qytetarëve të Malësisë për komunë të plotë.

Smail Çunmulaj — Nikollë Camaj

malesia.org