Ramush Haradinaj u shpall i pafajshem nga Gjykata nderkombetare për krime lufte në Hagë

April 3, 2008   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ramush HaradinajHAGËVersion multimedial i ketij lajmiGjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Ai eshte liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij rreth 3 vjet me pare per tortura, vrasje, perdhunim dhe deportim gjate luftes se vitit ‘98- ’99. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te Haradinajt pas përfundimit të formaliteteve të nevojshme.
I pafajshem u shpall për akuzat e Prokurorisë së Hagës edhe I akuzuari tjeter per krime kunder njerezit Haradin Bala, ndersa i akuzuari i trete Lahi Brahimaj u denua me gjashtë vjet burg per trajtim mizor dhe torturë si shkelje të ligjeve të luftës. Procesi gjyqësor ndaj zotit Haradinaj dhe dy te tjereve ka nisur ne 5 mars 2007 dhe ka përfunduar më 23 janar të vitit 2008.
Gjykimi i Haradinajt në Hagë ishte gjykimi i dytë me radhë ndaj shqiptarëve të Kosovës, pas atij ndaj Fatmir Limajt, aktualisht ministër në qeverinë e Kosovës, i cili poashtu u lirua si i pafajshëm nga të gjitha akuzat.
Vendimi është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Nderkaq gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur besimin e tij në pafajësinë e Haradinaj, duke e çmuar “procesin, rolin bashkëpunues, që e ka pasur vetë zoti Haradinaj në këtë periudhë”

balkanweb

YouTube Preview Image